Edi Rama: Me zyrtaren e DASH-it diskutuam tema nga bllokimi i Bullgarisë ndaj RMV-së deri tek Ballkani i Hapur

E mbërritur në Tiranë në kuadër të një turi ballkanik, Ndihmës/Sekretarja Amerikane e Shtetit për Europën dhe Euro- Azinë, Keren Donfrid nisi takimet me përfaqësues të politikës shqiptare, raporton Klan. Për më shumë se 60 minuta diplomatja e lartë amerikane, e cila shoqërohej nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe ambasadorja Yuri Kim u takuan me Kryeministrin Rama.

Detajet e takimit i zbardhi vetë Kryeministri Rama, i cili konfirmoi se në fokus të bisedës me zyrtaren e lartë amerikane qenë reformat në Shqipëri, integrimi në familjen europiane, si dhe mbështetja për nismën e Ballkanit të Hapur.

“Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur. Konsideratat e Ndihmës/Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse”.

Menjëherë pasi la godinën e Kryeministrisë, Donfried iu drejtua Kryesisë së Kuvendit ku u takua me kreun e grupit parlamentar të demokratëve Enkelejd Alibeaj, si dhe deputetët Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi.

Në përfundim të takimit, Alibeaj tha se kishte marrë mbështetjen e SHBA për një opozitë të fortë “pro” amerikane që sheh nga e ardhmja. Por a u artikulua emri i Sali Berishës në bisedën me yrtaren e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, i shpallur që prej 19 Majit “non grata” nga Shtetet e bashkuara?

“Në takime diplomatike thuhen ato çështje që janë të rëndësishme për Shqipërinë dhe për shqiptarët dhe sfidat që ne kalojmë. Besoj e kuptoni mirë që çështje të tilla si demokracia, çështje të së drejtës, lufta ndaj korrupsionit, për të cilën jemi të vendosur fort, janë çështje për të cilat i interesojnë të gjithë shqiptarëve. Mora mbështetjen e zonjës dhe të DASH për mbështetjen e një opozite të fortë dhe të qëndrueshme, një opozite pro amerikane që sheh nga e ardhmja”.

Përmes një deklarate Ambasada Amerikane në Tiranë pas takimeve që Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euraziatike Karen Donfried dhe zoti Escobar zhvilluan në Tiranë, konfirmon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në njoftim thuhet se zyrtarët e lartë të DASH-it nxitën vijimin e reformave të nevojshme, përfshirë reformën në drejtësi; mirëpritën përpjekjet e fundit për të diversifikuar burimet, furnizimet dhe rrugët e energjisë në Shqipëri dhe më gjerë në rajon; dhe nënvizuan se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Ata theksuan gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm të një opozite të fortë në demokracinë e Shqipërisë, theksuan rëndësinë e institucioneve të forta demokratike dhe sundimit të ligjit dhe shprehën shpresën për një partneritet të efektshëm dhe që sheh përpara me popullin shqiptar, duke përfshirë edhe partitë që i përfaqësojnë ata.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Një fëmijë 6 vjeç mbytet në lumin Shkumbin në Tetovë

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se sot në ora 14:00 përmes E-112 është pranuar informacion për një fëmijë 6-vjeçar në lagjen Krasniqi në...

Mullinjë me erë në Tearcë, Neziri nënshkruan memorandum bashkëpunimi me komunën Foiano di Val Fartore

Kreu i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri dje ka pritur në takim delegacionin italian nga komuna e Foiano di Val Fartore, e me këtë...

Fuqia e armëve nordike: Pajisjet ushtarake që Suedia dhe Finlanda do t’ia sillnin NATO-s, pas anëtarësimit në aleancë

Përzgjedhja e pajisjeve ushtarake vendase e armëve dhe automjeteve të prodhuara në vend, të cilat do të forconin arsenalin e NATO-s nëse Finlanda dhe...

Sefer Seferi më 18 Qershor shkund ringun në Zvicër

Bokseri i njohur shqiptar Sefer Seferi pas një pauze të gjatë po rikthehet në arenën sportive dhe këtë e ka bërë të ditur vet...

Maqedonia e Veriut lider në rajon me masat dhe menaxhimin e krizës

Maqedonia e Veriut është lider në rajon me masat dhe menaxhimin me krizën. Këtë informacion e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik...