“Fantazma e Kievit” është vrarë – zbulohet identiteti i pilotit që ishte “makth” për rusët

Piloti misterioz ukrainas i njohur ndryshe si “Fantazma e Kievit” raportohet se është vrarë në betejë; ai thuhet se ka rrëzuar disa avionë rusë.

Vdekja e pilotit enigmatik u raportua nga “The Times of London”, me këtë rast u zbulua për herë të parë edhe identiteti i tij, bëhet fjalë për Major Stepan Tarabalka, 29-vjeçar, baba i një fëmije, transmeton Telegrafi.

Tarabalka vlerësohet se ka rrëzuar deri në 40 avionë rusë, derisa edhe vetë u godit më 13 mars, derisa po luftonte me një numër “dërrmues” të forcave armike, tha gazeta në Mbretërinë e Bashkuar.

Siç bëhet e ditur, atij iu dha pas vdekjes medalja kryesore e Ukrainës për trimërinë në luftime, Urdhri i Yllit të Artë, me titullin Hero i Ukrainës, sipas familjes së tij.

Helmeta dhe syzet e tij – gjithçka që u pa nga ai kur zyrtarët ukrainas promovuan heroizmin e tij – tani do të dalin në ankand në Londër, thanë burimet për UK Times, derisa konfirmuan identitetin e Tarabalka-s.

“Fantazma e Kievit” është identifikuar si major Stepan Tarabalka.

Tarabalka u bë një legjendë misterioze kur qeveria ukrainas i dha vlerësoi pilotin e atëhershëm anonim për rrëzimin e gjashtë avionëve rusë në ditën e parë të luftës.

“Njerëzit e quajnë atë Fantazma e Kievit. Dhe me të drejtë”, tha postimi zyrtar në Twitter, duke thënë se ai ishte “bërë tashmë një makth për pushtimin e avionëve rusë”. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Grubi: Në Çarshi të Shkupit përjetësohet emri i Ukshin Hotit

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, znj. Myrvete Hoti, drejtorin e ITSHKSH-së...

Shaqiri: Nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë më në Kosovë, po ndërtojmë shkollë në Bllacë të Poshtme

Nga shtatori i këtij viti, fëmijët e moshës shkollore nga fshati Bllacë e Poshtme i komunës së Çuçer Sandevës nuk do ta ndjekin më...

Sinishtaj porosi për Kosovën: Gjukanoviqi është kriminel!

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, iu ka drejtuar zyrtarëve të shtetit të Kosovës dhe ka theksuar se Millo Gjukanoviq është...

Ali Ahmeti: Ukshin Hoti fabrika e të menduarit cilësor shqiptar

Nga sot një nga rrugët më të frekuentuara të Çarshisë së Vjetër të Shkupit do të mbaj emrin e veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin...

Tre mërgimtarë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas aksidentit në Austri

Në orët e para të mëngjesit autobusi nga Kosova u aksidentua në Austri, në autobanin perëndimor pranë Eugendorf, në orën 03:00 e mëngjesit, shkruan...