Haxhi Krasniqi, Ejdon Mulaku dhe Qëndrim Asllanaj, tre ushtarët më të mirë të FSK-së për vitin 2022

Forca e Sigurisë së Kosovës në hapësirat e kazermës “Skënderbeu” në Ferizaj ka realizuar garën ndërkombëtare të ushtarit më të mirë për vitin 2022 ku pjesëmarrës ishin 22 garues nga FSK-ja dhe 17 garues ndërkombëtar nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kroacia, Shqipëria, Turqia, Kanada dhe Maqedonia e Veriut.

Në ceremoninë përmbyllëse të garës të mbajtur sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë,  u shpallën garuesit më të mirë në kuadër të FSK-së dhe të partnerëve ndërkombëtarë.

Fitues të garës ushtari më i mirë në kuadër të FSK-së u shpallën: vendi i parë OR 3 Haxhi Krasniqi, në vendin e dytë u rendit OR3 Ejdon Mulaku, ndërsa në vendin e tretë OR3 Qëndrim Allanaj.

Ndërsa, fitues të tri vendeve të para nga pjesëmarrësit ndërkombëtar: vendi i parë OR3 Simon Buies nga Ushtria e Kanadasë, vendi i dytë i takoi OR5 Jaron Springer nga SHBA Garda e Iowa dhe vendi i tretë shkoi për OR3 Oliver Verrete nga ushtria e Kanadasë.

Gjatë realizimit të garës pjesëmarrësit u testuan në disiplinat: test fizik, navigim tokësor, testi i njohurive të përgjithshme, gjuajtje me armë, marshimi i shpejtë dhe grup aktivitetet (poligoni i konfidences, ndihma e parë, gjuajtja me pistolete, hedhja e granatës dhe vëzhgimi i terrenit) ku pjesëmarrësit treguan nivel të lartë të përgatitjes profesionale dhe fizike.

Gara e Ushtarit më të mirë ka filluar të realizohet që nga viti 2014, ndërsa që nga vitit 2017 është e hapur edhe për partnerët ndërkombëtaret dhe udhëhiqet nga nënoficerët e FSK-së.

Në ceremoninë  e shpërndarjes së çmimeve të pranishëm ishin: zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, shefi i stafit të Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Jeton Dreshaj, Komandanti i Komandës së Logjistikës  gjeneral Brigade Naim Haziri si dhe oficerë e nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përfaqësueses të partnerëve ndërkombëtar të cilit ishin pjesë e garës.

Qëllimi i kësaj gare është të promovoj vlerat dhe shkëmbimin e përvojave, ndërsa rezultati i arritur dëshmon profesionalizmin dhe përgatitjen e lartë që kanë pjesëtaret e FSK-së. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Kush është ish ushtari nga Hotla e Kumanovës, që po siguron boksierin e njohur botëror Conor McGregor në Kanë?

Deri sa përpiqemi t’i afrohemi yllit botëror të boksit Conor McGregor në turmën e madhe prej qindra gazetarëve në Festivalin e filmit në Kanë,...

Drejtësia dhe ndryshimet në modelin zgjedhor, Nuhiu: Do të angazhohemi për kod më të mirë zgjedhor

Ministria e Drejtësisë ka filluar procesin e përgaditjes së  ndryshimeve të modelit aktual zgjedhor dhe për këtë rast autoritetet e kësaj ministrie u kanë...

Lija e majmunit po i afrohet vendit, epidemilogu Elezi: Nuk ka hapësirë për panik, nuk është vdekjeprurëse

Lija e Muajmunëve është një tjetër virus që po përhapet nëpër Botë. Në Maqedoni ende nuk ka të infektuar, por dyshohet për një rast...

Afro një vit nën qeverisjen e talebanëve, thellohet varfëria në Afganistan! Qytetarët qëndrojnë në rradhë për të marrë ushqim

Dy radhë të gjata, njëra me burra, tjetra me gra, janë krijuar rreth një vendi të shpërndarjes së ndihmave të Programit Botëror të Ushqimit...

Dasmat në prag, bizneset “fërkojnë” duart

Sezoni veror në vendin tonë pritet më padurim nga ata të cilët planifikojnë të organizojnë dasmat e tyre. Edhe me më shumë padurim e...