Haxhiu: Shumë shpejtë do ta procedojmë në Kuvend Projekt-kodin Civil

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se shumë shpejtë do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës Projekt-kodi Civil.

Ajo në një konferencë për media bashkë me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se dispozitat dhe normat në Kodin Civil janë të avancuara me standardet ndërkombëtare.

“Dhe si të tilla janë të mirëseardhura dhe në këtë drejtim falënderoj BE-në. Momentin që e kam pranuar detyrën duke konsideruar prioritet kodin civil kemi shtruar çështjen e martesave, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, trashëgiminë etj. Edhe është me rëndësi ta procedojmë në kuvend”, u shpreh Haxhiu para mediave të premten, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, ambasadori Szunyog tha se është i lumtur që ky projekt i cili ka zgjatur shtatë vite, tashmë është finalizuar.

“Ky projekt ka kaluar nëpër zyrat e gjashtë ministrave të drejtësisë. Besoj është diçka e jashtëzakonshme që kemi arritur të ofrojmë një draft që mendojmë se është një model gjithëpërfshirës. Ky draft është zhvilluar me asistencën e BE-së. Gjatë këtij procesi i është garantuar vëmendje e theksuar të drejtave të njeriut që janë të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, deklaroi ai.

Szunyog përmendi edhe disa nga përfitimet që vijnë nga kjo pjesë e legjislacionit.

“Disa prej tyre janë sigurimi i barazisë së grave, përmirësimi i të drejtave të fëmijëve, rregullimi i martesave të gjinisë së njëjtë etj”, tha ai, duke shtuar se është e rëndësishme që ky draft të miratohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

“Është përgjegjësi e Qeverisë dhe Kuvendit që të përfundojnë krijimin e Kodit Civil dhe të siugurojnë zbatimin e tij”./Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Kush është ish ushtari nga Hotla e Kumanovës, që po siguron boksierin e njohur botëror Conor McGregor në Kanë?

Deri sa përpiqemi t’i afrohemi yllit botëror të boksit Conor McGregor në turmën e madhe prej qindra gazetarëve në Festivalin e filmit në Kanë,...

Drejtësia dhe ndryshimet në modelin zgjedhor, Nuhiu: Do të angazhohemi për kod më të mirë zgjedhor

Ministria e Drejtësisë ka filluar procesin e përgaditjes së  ndryshimeve të modelit aktual zgjedhor dhe për këtë rast autoritetet e kësaj ministrie u kanë...

Lija e majmunit po i afrohet vendit, epidemilogu Elezi: Nuk ka hapësirë për panik, nuk është vdekjeprurëse

Lija e Muajmunëve është një tjetër virus që po përhapet nëpër Botë. Në Maqedoni ende nuk ka të infektuar, por dyshohet për një rast...

Afro një vit nën qeverisjen e talebanëve, thellohet varfëria në Afganistan! Qytetarët qëndrojnë në rradhë për të marrë ushqim

Dy radhë të gjata, njëra me burra, tjetra me gra, janë krijuar rreth një vendi të shpërndarjes së ndihmave të Programit Botëror të Ushqimit...

Dasmat në prag, bizneset “fërkojnë” duart

Sezoni veror në vendin tonë pritet më padurim nga ata të cilët planifikojnë të organizojnë dasmat e tyre. Edhe me më shumë padurim e...