Kovaçevski: Realizohen projekte të mëdha infrastrukturore me mbështetje të BERZH-it

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot e ka pritur nënkryetarin për politikë dhe partneritet të Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH), Mark Bauman, i cili në shoqërinë e drejtorit të BERZH-it kompetent për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Andi Aranitasi është për vizitë pune në vendin tonë.

Siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, në takim ka marrë pjesë edhe zëvendëskryetari për çështje ekonomike, koordinim të dikastereve ekonomike dhe investimeve Fatmir Bytyqi.

Kryeministri Kovaçevski u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme të BERZH-it për Maqedoninë e Veriut në realizim të projekteve prioritare dhe ka shprehur bindje se bashkëpunimi i suksesshëm afatgjate me bankën do të vazhdojë edhe më tej.

Në takim u theksua se në periudhën e ardhshme me interes të veçantë do të jetë mbështetja e investimeve për arritjen e rritjes ekonomike, sidomos ato nga fusha e energjisë së gjelbër, infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore.

“Kriza energjetike tregoi se për tejkalimin e saj janë të rëndësishme përpjekjet e përbashkëta dhe investimet në sektorin energjetik dhe sigurimi i prodhimtarisë nga kapacitetet vendore.

Në takim gjithashtu u theksua se gazi natyror është kyç për zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe se në këtë drejtim mbështetja për interkoneksionin e gazit me Greqinë i përshpejton gjërat në ndërtimin e gazpërçuesit në akset Shën Nilkollë – Veles dhe Gostivar – Kërçovë, të cilat financohen me mbështetje të BERZH-it.

Siç thuhet në komunikatë, në takim është theksuar se për Maqedoninë e Veriut është jashtëzakonisht e rëndësishme mbështetja e BERZH-it për rehabilitimin e fazës së tretë të pjesës lindore të hekurudhës së Korridorit 8, seksionit të fundit Kriva Pallankë – kufiri me Bullgarinë, si dhe për projektet për ndërtimin e hekurudhës Kërçovë – kufi me Shqipërinë dhe realizimi i projektit për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë.

Pjesëmarrja në mbështetjen e fushave të identifikuara prioritare, u theksua në takim, tregon se BERZH-i i ka njohur si të vlefshme projektet kapitale të infrastrukturës në vendin tonë dhe se mbetet partner i vazhdueshëm në përshpejtimin e rritjes ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Kush është ish ushtari nga Hotla e Kumanovës, që po siguron boksierin e njohur botëror Conor McGregor në Kanë?

Deri sa përpiqemi t’i afrohemi yllit botëror të boksit Conor McGregor në turmën e madhe prej qindra gazetarëve në Festivalin e filmit në Kanë,...

Drejtësia dhe ndryshimet në modelin zgjedhor, Nuhiu: Do të angazhohemi për kod më të mirë zgjedhor

Ministria e Drejtësisë ka filluar procesin e përgaditjes së  ndryshimeve të modelit aktual zgjedhor dhe për këtë rast autoritetet e kësaj ministrie u kanë...

Lija e majmunit po i afrohet vendit, epidemilogu Elezi: Nuk ka hapësirë për panik, nuk është vdekjeprurëse

Lija e Muajmunëve është një tjetër virus që po përhapet nëpër Botë. Në Maqedoni ende nuk ka të infektuar, por dyshohet për një rast...

Afro një vit nën qeverisjen e talebanëve, thellohet varfëria në Afganistan! Qytetarët qëndrojnë në rradhë për të marrë ushqim

Dy radhë të gjata, njëra me burra, tjetra me gra, janë krijuar rreth një vendi të shpërndarjes së ndihmave të Programit Botëror të Ushqimit...

Dasmat në prag, bizneset “fërkojnë” duart

Sezoni veror në vendin tonë pritet më padurim nga ata të cilët planifikojnë të organizojnë dasmat e tyre. Edhe me më shumë padurim e...