Mehaj: Kosova, vend me potencial të madh për investitorët

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përgjatë tri ditëve të konferencës “ISOA 2022”, të mbajtur në Gjermani, përveç diskutimeve për situatën e sigurisë në rajon dhe botë, ka prezantuar në panele e në takime të ndara potencialin dhe mundësitë ekonomike që ofron Republika e Kosovës për investime të kompanive të ndryshme, sidomos në industrinë e mbrojtjes.

Gjithashtu, ministri Mehaj ka theksuar se përgatitjet për themelimin e Agjencisë së Mbrojtjes është në funksion të këtyre investimeve, duke krijuar një komunikim të lehtë ndërmjet investitorëve dhe vendit.

Më tej, ai ka shtuar se lehtësira të tjera krijojnë edhe pozita e rëndësishme gjeografike e strategjike, infrastruktura rrugore dhe aeroporti ndërkombëtar modern që ofron qasje të lehtë në tregjet rajonale e botërore, taksa 0% në eksport etj.

Ministri Mehaj ka cekuar po ashtu dhe faktin e popullsisë së re që ka Republika e Kosovës, ku pothuajse 2/3 e popullsisë në Kosovë është në moshë pune.

“Të gjitha këto dhe shumë të tjera, Republikën e Kosovës e bëjnë njërin prej vendeve më tërheqës për investitorët, në rajon dhe jo vetëm”, ka theksuar Ministri Mehaj, duke shtuar se zonat e lira ekonomike ofrojnë lokacion të favorshëm gjeografik, mjedis të favorshëm biznesi, kosto më të ulëta operative, infrastrukturë të gatshme për shfrytëzim dhe dhënie me qira të lokaleve afariste. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Edonis Muja lanson projektin ‘Mamacita’

Edonis Muja lanson projektin ‘Mamacita’ Ai ka ardhur me projektin e tij të ri muzikor. ‘Mamacita’ quhet kënga e re e Edonis Mujës, që...

Grubi: Në Çarshi të Shkupit përjetësohet emri i Ukshin Hotit

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, znj. Myrvete Hoti, drejtorin e ITSHKSH-së...

Shaqiri: Nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë më në Kosovë, po ndërtojmë shkollë në Bllacë të Poshtme

Nga shtatori i këtij viti, fëmijët e moshës shkollore nga fshati Bllacë e Poshtme i komunës së Çuçer Sandevës nuk do ta ndjekin më...

Sinishtaj porosi për Kosovën: Gjukanoviqi është kriminel!

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, iu ka drejtuar zyrtarëve të shtetit të Kosovës dhe ka theksuar se Millo Gjukanoviq është...

Ali Ahmeti: Ukshin Hoti fabrika e të menduarit cilësor shqiptar

Nga sot një nga rrugët më të frekuentuara të Çarshisë së Vjetër të Shkupit do të mbaj emrin e veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin...