Ministri Shaqiri: Bashkë me ministrinë e punës dhe politikës sociale ishim shumë afër zgjidhjes, në dialogun me SASHK

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në emisionin Win-Win në Telma tha se në bisedimet me SBASHK-në ishin afër zgjidhjes, por SASHK-u e ndërroi vendimin në momentin e fundit.

“Ishim afër një zgjidhjeje. Në takimin e fundit me përfaqësuesin e Konfederatës Evropiane të Sindikatave të Arsimit u pajtuam dhe më pas SASHK-u e ndryshoi vendimin. Në këtë situatë prisja një bisedë të mirë mes dy palëve dhe këtë e them publikisht se do të duhet ta vazhdojmë atë bisedë, si partnerë socialë në bisedë nuk duhet të ndalemi këtu. Kjo është një pjesë dhe një diskutim ku shumë gjëra kanë ndodhur në një kohë shumë të shkurtër”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Shaqiri theksoi se kanë kërkuar nga MPPS që të gjejë ndërmjetësues i cili brenda 20 ditësh do të mund të marrë vendime ndërmjet SBASHK-ut, MASH-it dhe MPPS-së.

“Kemi kërkuar nga MPPS që të zgjedhë një ndërmjetësues në situatën konkrete që i është raportuar SBASHK-ut. Duhet të përfundojë brenda 10 ditëve dhe kemi edhe 10 ditë shtesë për zgjidhje arbitrazhi të grevës”, tha Shaqiri.

Ministri Shaqiri theksoi se ka respektuar arsimtarët, procesin arsimor dhe SASHK-un që nga dita e parë e grevës dhe besoi se pas ofertës për rritjen e pagave në arsim për 10 për qind, greva do të ndërpritet.

“Ana e mirë në zgjidhjen e konfliktit është se kam respektuar mësimdhënësit, kam respektuar procesin arsimor, kam respektuar SASHK-un dhe që në ditën e parë pasi kemi hyrë në negociata kam qenë i hapur për faktin se si partnerë socialë duhet të gjejmë zgjidhje. Por, pas një periudhe të caktuar, ndoshta kam besuar shumë në procesin e negociatave me SBASHK-un. Pas ofertës për 10 për qind rritje të pagave në arsim, mendova se do ta përfundonim këtë proces negociues”, shtoi ai.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Kush është ish ushtari nga Hotla e Kumanovës, që po siguron boksierin e njohur botëror Conor McGregor në Kanë?

Deri sa përpiqemi t’i afrohemi yllit botëror të boksit Conor McGregor në turmën e madhe prej qindra gazetarëve në Festivalin e filmit në Kanë,...

Drejtësia dhe ndryshimet në modelin zgjedhor, Nuhiu: Do të angazhohemi për kod më të mirë zgjedhor

Ministria e Drejtësisë ka filluar procesin e përgaditjes së  ndryshimeve të modelit aktual zgjedhor dhe për këtë rast autoritetet e kësaj ministrie u kanë...

Lija e majmunit po i afrohet vendit, epidemilogu Elezi: Nuk ka hapësirë për panik, nuk është vdekjeprurëse

Lija e Muajmunëve është një tjetër virus që po përhapet nëpër Botë. Në Maqedoni ende nuk ka të infektuar, por dyshohet për një rast...

Afro një vit nën qeverisjen e talebanëve, thellohet varfëria në Afganistan! Qytetarët qëndrojnë në rradhë për të marrë ushqim

Dy radhë të gjata, njëra me burra, tjetra me gra, janë krijuar rreth një vendi të shpërndarjes së ndihmave të Programit Botëror të Ushqimit...

Dasmat në prag, bizneset “fërkojnë” duart

Sezoni veror në vendin tonë pritet më padurim nga ata të cilët planifikojnë të organizojnë dasmat e tyre. Edhe me më shumë padurim e...