Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup është ranguar për 20 vende më poshtë se vitin e kaluar. Sipas Qendrës Botërore të Rangimit të Universiteteve tani ky universitet është në vendin e 1964-të në listën e 2000 universiteteve më të mira në botë për vitin akademik 2022/23. Edhe pse gjatë tre viteve Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” ka zbritur gradualisht në listë, megjithatë mbeteti vetmi universitet në vend në listën e Qendrës.
Nga shtetet fqinje, Serbia në listëka të ranguara 4 universitete, ndër të cilët në vendin e 348-të është radhitur Universiteti i Beogradit. Nga Bullgaria janë janë ranguar dy universitete ndërsa 12 nga Greqia. Këtë vit në listë nuk ka asnjë institucion të arsimit të lartë nga Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi.
Tre universitetet më të mira në botë sipas listës së Qendrës Botërore të Rangimit së Universiteteve janë Harvard, MIT dhe Stanford, të gjitha nga Shtetet e Bashkuara.
Universitetet vlerësohen sipas cilësisë së arsimit që ofrojnë dhe numrit të punimeve hulumtuese që kanë rezultuar nga ato.Rradhitja e këtij viti përfshinte 19788 institucione të arsimit të lartë nga e gjithë bota ndër të cilat vetëm 2000 u zgjodhën si më të mirat.