Beogradi bleu raketa kundërajrore, ish-koloneli i FA:Nga kush trembet Serbia?

Nga Dritan Demiraj

NGA KUSH TREMBET SERBIA?

Që nga fillimi i pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia dhe sidomos në momentin kur dy javët e fundit e gjithë bota po përjeton me optimizëm mposhtjen e ushtrisë ruse ne tre frontet, kemi patur gjithmonë e me pak reagime nga Beogradi zyrtar.

Është e sigurte se kjo humbje që në fakt ka befasuar shume ekspertë ndërkombëtarë, po përjetohet me shume ankth ne Serbi.

Humbja e ‘vëllait të madh’ ka bërë që shume lider “pacifiste” te Serbisë që nga presidenti Vuçiç, Ministri i Mbrojtjes Stefanoviç, Ministri i Brendshem Vulin dhe Daçiç te ulin tonet dhe kërcënimet sa i përket mbrojtjes se komuniteteve Serbe, që në fakt asnjëherë nuk janë kërcënuar nga askush në rajon.

Por kjo farsë, nuk ka ndaluar procesin e armatosjes se Serbisë. Këtë fundjave gjashtë avionë kinez të forcave ajrore transportuan mjetet e fundit moderne për mbrojtjen kundërajrore të blera në Kinë nga Serbia.

Rritja e kërcënimeve rajonale, armatosja e vazhdueshme, mungesa e distancimit dhe vendosjes se sanksioneve kundër Rusisë ne një kohe qe e gjithë bota po i zbaton ato, thirrja e vazhdueshme e SHBA dhe BE qe edhe Serbia ti zbatoje, kane rene ne vesh te shurdhër.

Prokurimi, dërgimi dhe se shpejti instalimi i raketave kundërajrore me rreze të mesme kineze HQ-22, blerja e mjeteve te tjera te sulmit, asistenca ushtarake dhe me inteligjence te vazhdueshme nga Rusia ndërkohë qe Serbia pretendon statusin e vendit neutral, përbëjnë një kërcënim serioz për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën.

Sistemi kundërajror HQ-22 është një sistem raketor modern prodhim i fundit, i cili ka nje rreze veprimi 50 m deri ne 27 km lartësi, rreze efektive deri ne 170 km dhe raketa me peshe 180 kg. Ky sistem është i njëjtë me sistemin KA rus S-300.

Që nga viti 2020 dhe ne vazhdim, zyrtarët e DASH-it e kane paralajmëruar Beogradin kundër blerjes së sistemeve anti-ajrore HQ-22, versioni i eksportit i të cilit njihet si FK-3, por edhe per blerje te tjera armatimesh ofensive.

Tashme është e qarte për te gjithë diplomatet perëndimore se Serbia nuk dëshiron t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe aleancave të tjera perëndimore, por ajo thjesht shfrytëzon ndihmat e tyre financiare pasi orientimi i tyre është krejtësisht anti euroatlantik.

Si përfundim, keto zhvillime duhet te shihen me përgjegjësi nga qeveritë tona sidomos ne Shqipëri dhe Kosove, ne mënyrë qe te vazhdoje me tej investimi ne infrastrukturën e sigurisë kombëtare dhe ne rritjen e kapaciteteve operacionale te forcave tona te armatosura.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Kush është ish ushtari nga Hotla e Kumanovës, që po siguron boksierin e njohur botëror Conor McGregor në Kanë?

Deri sa përpiqemi t’i afrohemi yllit botëror të boksit Conor McGregor në turmën e madhe prej qindra gazetarëve në Festivalin e filmit në Kanë,...

Drejtësia dhe ndryshimet në modelin zgjedhor, Nuhiu: Do të angazhohemi për kod më të mirë zgjedhor

Ministria e Drejtësisë ka filluar procesin e përgaditjes së  ndryshimeve të modelit aktual zgjedhor dhe për këtë rast autoritetet e kësaj ministrie u kanë...

Lija e majmunit po i afrohet vendit, epidemilogu Elezi: Nuk ka hapësirë për panik, nuk është vdekjeprurëse

Lija e Muajmunëve është një tjetër virus që po përhapet nëpër Botë. Në Maqedoni ende nuk ka të infektuar, por dyshohet për një rast...

Afro një vit nën qeverisjen e talebanëve, thellohet varfëria në Afganistan! Qytetarët qëndrojnë në rradhë për të marrë ushqim

Dy radhë të gjata, njëra me burra, tjetra me gra, janë krijuar rreth një vendi të shpërndarjes së ndihmave të Programit Botëror të Ushqimit...

Dasmat në prag, bizneset “fërkojnë” duart

Sezoni veror në vendin tonë pritet më padurim nga ata të cilët planifikojnë të organizojnë dasmat e tyre. Edhe me më shumë padurim e...