Grubi: Mali i Zi me Abazoviqin do të përfitojë frymën euroamerikane e euroatlanike

Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi, ka folur rreth vështirësive që pritet ti ketë Dritan Abazoviq në krye të qeverisë së Malit të Zi.

Grubi tha se si vështirësi të parë Abazoviq do ta ketë t’i bindë të tjerët që ai është kryeministër i të gjithëve dhe e dyta është, sipas tij, se shteti nuk do të humbë asgjë nga një shqiptar në krye të shtetit as në Podogricë por as edhe në Shkup.

“Mali i Zi me Abazoviqin do të përfitoj frymën euroamerikane e euroatlantike dhe miqësinë me Brukselin e Washingtonin, njëjtë siç do të ndodh edhe në Shkup, sepse këtë e kemi të dëshmuar tashmë”, është shprehur Grubi në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tujte, ai tha se ai [Abazoviq], do të ketë presione edhe prej politikave rajonale të cilat i zhvillojnë shtetet qësipas tij, nuk ia duan të mirën euroatlantike rajonit të Ballkanit.

“Dhe, në veçanti do të ketë vështirësi me frymat konservative në Mal të Zi, por jam i bindur se nuk do të dorëzohet dhe do të ketë mbështetjen e të gjithë neve, edhe Shkupit, Tiranës e Prishtinës”, ka thënë Grubi, njofton Klankosova.tv.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Kush është ish ushtari nga Hotla e Kumanovës, që po siguron boksierin e njohur botëror Conor McGregor në Kanë?

Deri sa përpiqemi t’i afrohemi yllit botëror të boksit Conor McGregor në turmën e madhe prej qindra gazetarëve në Festivalin e filmit në Kanë,...

Drejtësia dhe ndryshimet në modelin zgjedhor, Nuhiu: Do të angazhohemi për kod më të mirë zgjedhor

Ministria e Drejtësisë ka filluar procesin e përgaditjes së  ndryshimeve të modelit aktual zgjedhor dhe për këtë rast autoritetet e kësaj ministrie u kanë...

Lija e majmunit po i afrohet vendit, epidemilogu Elezi: Nuk ka hapësirë për panik, nuk është vdekjeprurëse

Lija e Muajmunëve është një tjetër virus që po përhapet nëpër Botë. Në Maqedoni ende nuk ka të infektuar, por dyshohet për një rast...

Afro një vit nën qeverisjen e talebanëve, thellohet varfëria në Afganistan! Qytetarët qëndrojnë në rradhë për të marrë ushqim

Dy radhë të gjata, njëra me burra, tjetra me gra, janë krijuar rreth një vendi të shpërndarjes së ndihmave të Programit Botëror të Ushqimit...

Dasmat në prag, bizneset “fërkojnë” duart

Sezoni veror në vendin tonë pritet më padurim nga ata të cilët planifikojnë të organizojnë dasmat e tyre. Edhe me më shumë padurim e...