Mesazhi i delegacionit amerikan që vizitoi Kosovën, vrasja e të riut në Klinë dhe “eskalimi” i situatës në Kuvend deri në sharje – top lajmet e javës

Javën që po lëmë pas për vizitë në vendin tonë ishte Ndihmës Sekretarja Amerikane për Çështjet Evropiane dhe Euro-Aziatike, Karen Donfriend e cila dha një mesazh për qytetarët e Kosovës.

Ajo tha se SHBA do të kujdeset për sigurinë në Kosovë, por dëshiron marrëveshje në dialog.

Po javën që po lëmë Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë, ndërsa pas mospajtimeve pozitë – opozitë për çështjen e Komisionit hetimor për energjinë, situata eskaloi deri në sharje.

Ndërkaq, të enjten vendi u trondit nga një vrasje në Klinë.

Donfried thotë se SHBA do të kujdeset për sigurinë në Kosovë, por dëshiron marrëveshje në dialog

“Është urgjente që Kosova dhe Serbia të riangazhohen në dialog”. Kështu ka thënë Ndihmës Sekretarja Amerikane për Çështjet Evropiane dhe Euro-Aziatike, Karen Donfried, pas takimit që pati me zyrtarë shtetëror të Kosovës.

Donfried, në një konferencë për media theksoi se dialogu është mëse i nevojshëm që të sjellë marrëveshjen me njohje të ndërsjellë mes dy palëve.

Sipas diplomates amerikane, kjo është mënyra e vetme që t’i përgjigjen Kremlinit për tendencat për destabilizim të rajonit.

“Lufta brutale e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës, është thirrje për të gjithë ne, përkundër përparimit të madh të SHBA-së, Kosovës dhe shteteve që kanë bërë, është që kurrë nuk duhet ta marrim paqen apo institucionet tona demokratike për të mirëqenë. SHBA duan që ta shohin Kosovën duke marrë vendin e vet të duhur në institucionet evropiane dhe euroatlantike”.

Ndihmës Sekretarja Amerikane për Çështjet Evropiane dhe Euro-Aziatike, Karen Donfried gjatë vizitës në Kosovë

Donfried po ashtu ka thënë se “ju siguroj se angazhimi i Shteteve të Bashkuara dhe ai i aleatëve tanë, mbetet i fuqishëm”.

“Dislokimi më i madh i NATO-s, KFOR, është manifestimi më i dukshëm i përkushtimit tonë të vazhdueshëm për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, ishte shprehur ajo.

Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euro-Aziatike, Karen Donfried, ka përsëritur se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën në rrugën drejt institucioneve evropiane dhe euro-atlantike.

Mes tjerash, zyrtarja amerikane ka thënë se dëshiron të sigurojë secilin qytetar të Kosovës, që mund të jetë i shqetësuar për situatën e sigurisë, se SHBA vazhdon të mbetet aleate e fuqishme dhe ka përmendur KFOR-in (misionin paqeruajtës të NATO-s), si manifestim i përkushtimit amerikan për sigurinë në Kosovë.

Përveç fushës së sigurisë, ajo ka përmendur përkushtimin e SHBA-së për të ndihmuar Kosovën në fusha tjera.

“Është e qartë për mua se resursi kryesor i Kosovës është po ashtu diçka që duhet të mbrohet, fuqia juaj e re punëtore dhe inovative. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë me ju derisa zgjeroni ekonominë tuaj, zgjeroni integrimin rajonal dhe ndërtoni një sektor të energjisë të fuqishëm dhe divers”.

Donfried lavdëroi Kosovën për strehimin e afganëve, duke thënë se me këto veprime ajo tregoi lidership në skenën ndërkombëtare.

Vrasja e 23 vjeçarit në Klinë dyshohet se erdhi pas një mosmarrëveshjeje në Itali

Të enjten mbrëma nga të shtënat me armë zjarri në rrugën Klinë-Gjakovë, gjegjësisht në fshatin Volljakë, mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë të plagosur, ndërsa pesë persona janë arrestuar dhe të njëjtit janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit.

Telegrafi ka mësuar se dyshimet e para për motivet e vrasjes kanë të bëjnë me një rrahje në Itali, ku pala e dëmtuar, ua ka rrahur vëllain të dyshuarve. Po ashtu Telegrafi mëson se nga pesë të arrestuarit, katër janë vëllezër dhe tjetri është axha i tyre.

Sipas njoftimit të policisë, më datë 28 prill 2022, rreth orës 20:40, Policia e Kosovës është informuar për të shtëna me armë zjarri, në parkingun e një restoranti në fshatin Volljakë, komuna e Klinës.

“Policia menjëherë i është përgjigjur vendit të ngjarjes, dhe është kuptuar se tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit dhe mjete të forta. Viktimat fillimisht janë dërguar në QKMF-Klinë, e më pas në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, nga ekipi  mjekësor është konstatuar vdekja e njërit nga të lënduarit”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim, thuhet se në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, prokurori i shtetit, pas një pune intensive operative dhe hetimore është arritur të identifikohen dhe arrestohen pesë të dyshuar në rast: A.G. 1980, N.G. 1992, A.G. 1998, B.G 1985, B.G 1974.

“Ah robt…”, Abelard Tahiri shau deputetët e LVV-së

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka sharë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë seancës plenare të së enjtes.

Tahiri u dëgjua duke thënë “hajde hajde ma shumë ma shumë, a robt jau q***”, derisa vazhdonte t’i binte tavolinës me shishe.

Shefi i GP-së së PDK-së siç duket kishte harruar që kishte të ndezur mikrofonin.

E gjithë kjo ndodhi pasi që LVV përmendi emrin e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt të cilët përmenden në raportin e Freedom House ku të dy këta përmenden si persona të lidhur me krimin dhe korrupsionin.

Ndryshe, para këtij momenti opozita bojkotoi fjalimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke i goditur tavolinat.

Më pas, shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar falje për sharjen në seancë.

Shefi i GP-së të PDK-së, Abelard Tahiri gjatë seancës plenare

Para deputetëve, Tahiri tha se “kushdo që mund të ndihet i ofenduar, i kërkoj falje, por edhe qytetarëve, sepse pakënaqësinë time e shprehi në rrethana të tjera, por jo duke sharë”.

“Në asnjë rrethanë nuk e kam menduar, nuk e shaj asnjë deputet të Kuvendit të Kosovës. Nëse ka qenë në afekt për shkak të situatës, por kjo nuk i është drejtuar asnjë deputeti”, deklaroi ai.

Kërkim falja nga deputeti opozitar erdhi pasi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i kërkoi që ta bëjë një gjë të tillë duke i thënë se “një gjuhë e tillë nuk tolerohet brenda Kuvendit”. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Kush është ish ushtari nga Hotla e Kumanovës, që po siguron boksierin e njohur botëror Conor McGregor në Kanë?

Deri sa përpiqemi t’i afrohemi yllit botëror të boksit Conor McGregor në turmën e madhe prej qindra gazetarëve në Festivalin e filmit në Kanë,...

Drejtësia dhe ndryshimet në modelin zgjedhor, Nuhiu: Do të angazhohemi për kod më të mirë zgjedhor

Ministria e Drejtësisë ka filluar procesin e përgaditjes së  ndryshimeve të modelit aktual zgjedhor dhe për këtë rast autoritetet e kësaj ministrie u kanë...

Lija e majmunit po i afrohet vendit, epidemilogu Elezi: Nuk ka hapësirë për panik, nuk është vdekjeprurëse

Lija e Muajmunëve është një tjetër virus që po përhapet nëpër Botë. Në Maqedoni ende nuk ka të infektuar, por dyshohet për një rast...

Afro një vit nën qeverisjen e talebanëve, thellohet varfëria në Afganistan! Qytetarët qëndrojnë në rradhë për të marrë ushqim

Dy radhë të gjata, njëra me burra, tjetra me gra, janë krijuar rreth një vendi të shpërndarjes së ndihmave të Programit Botëror të Ushqimit...

Dasmat në prag, bizneset “fërkojnë” duart

Sezoni veror në vendin tonë pritet më padurim nga ata të cilët planifikojnë të organizojnë dasmat e tyre. Edhe me më shumë padurim e...