Pastrimi i lindanit në fabrikën e “Ohis-it”, Ministri Nuredini: Deponia e vogël pastrohet deri në Dhjetor

Në njërën pishinë të fabrikës së kimikateve në fabrikën “Ohis” vijon pastrimi i lindanit të rrezikshëm. Deri tani nga obori i janë gërmuar mbi 600 tonelata me mbetje të rrezikshme kimike. Ata janë të paketuara në kontenjerë të veçantë dhe presin që së shpejti ato të eksportohen për në Francë.
Ministri i Ekologjisë Naser Nuredini, në “Intervistën e Javës” në TVM 2 tha se pastrimi i deponisë së vogël do të  të përfundojë deri në fund të këtij viti, ndërsa nuk jep afate kohore se kur do të mund të fillojë pastrimi i katërfishit tjetër të lindanit nga pishina e madhe në Ohis. 
“Deponia e vogël na kushton 6 milion euro, ndërsa e madhe do të kushtojë akoma më shumë. Ne jemi në bashkëprocedim me ndërkombëtarët sepse kemi nevojë për përkrahje finansiare sepse me buxhetin e shtetit nuk mund pastrohet pishina e madhe e lindanit. Kemi sinjale të mira që ata do të na përkrahin edhe për pastrimin e deponisë së madhe. Ne vazhdojmë me hulumtimit dhe planin për menaxhimin e deponisë së madhe a do të fillojmlë mënjëherë, ose në fillim të vitit të ardhshëm nuk mund tju themë, por mund tju garantojë se do të fillojë sa më shpejtë që është e mundur”, u shpreh ministri i Ekologjisë Naser Nuredini.
Pastrimi i mbetjeve të rrezikshme në lokacione tjera, Nuredini: ligji na obligon për të menaxhuar ambientin
Përveç në “Ohis”, lindan dhe mbetje tjera të rrezikshme ka edhe në lokacionin e Pelenicës mbi lagjen Draçevë të Shkupit. Jo zyrtarisht autoritetet e Ministrisë së Ekologjisë raportojnë  se në vend ka 16 pika të “nxehta” me mbetje të rrezikshme.
Një ndër to është arseni në Lojanë dhe kromi gjashtëvallent në Jagunoc. Ndryshimet e fundit të ligjit për mjedisinë jetësorë, tani obligohet shteti që të përkushtohet maksimalisht për të bërë planet e hulumtimeve, menaxhimit dhe pastrimin e tyre në një të ardhme të afërt, thotë Nuredini.
“Tashmë me ndryshimin e ligjit për mjedisi jetësor, ne obligojmë shtetin ose pronarin nëse bëhet fjalë për toka private të krijojë plan menaxhim për rehabilitimin e pikave të “nxehta”. Mbasi u miratua ligji,  tani duhet të identifikohen këto pika sa më shpejtë, kemi metodologji se si duhet të bëhet dhe më pas të fillojmë me planin e menaxhimit për rehabilitim të tyre”, theksoi Nuredini.
Nuredini thotë se të gjitha procedurat e pastrimit të kemikateve të të rrezikshme të cilët aktualisht po kryhen ose që do të realizohen në të ardhmen, realizohen në përputhje të standardeve dhe kushteve të veçanta me të  cilën mbrohet shendeti i qytetarëve dhe ambientit. 

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Kush është ish ushtari nga Hotla e Kumanovës, që po siguron boksierin e njohur botëror Conor McGregor në Kanë?

Deri sa përpiqemi t’i afrohemi yllit botëror të boksit Conor McGregor në turmën e madhe prej qindra gazetarëve në Festivalin e filmit në Kanë,...

Drejtësia dhe ndryshimet në modelin zgjedhor, Nuhiu: Do të angazhohemi për kod më të mirë zgjedhor

Ministria e Drejtësisë ka filluar procesin e përgaditjes së  ndryshimeve të modelit aktual zgjedhor dhe për këtë rast autoritetet e kësaj ministrie u kanë...

Lija e majmunit po i afrohet vendit, epidemilogu Elezi: Nuk ka hapësirë për panik, nuk është vdekjeprurëse

Lija e Muajmunëve është një tjetër virus që po përhapet nëpër Botë. Në Maqedoni ende nuk ka të infektuar, por dyshohet për një rast...

Afro një vit nën qeverisjen e talebanëve, thellohet varfëria në Afganistan! Qytetarët qëndrojnë në rradhë për të marrë ushqim

Dy radhë të gjata, njëra me burra, tjetra me gra, janë krijuar rreth një vendi të shpërndarjes së ndihmave të Programit Botëror të Ushqimit...

Dasmat në prag, bizneset “fërkojnë” duart

Sezoni veror në vendin tonë pritet më padurim nga ata të cilët planifikojnë të organizojnë dasmat e tyre. Edhe me më shumë padurim e...