VMRO-DPMNE me anë të një komunikate ka bërë të ditur se kurrë nuk do të pranojë dhe lejojë hapjen e Kushtetutës së Maqedonisë në kuadër të negociatave me Bullgarinë për të ndryshuar preambulën.
“VMRO-DPMNE kurrë nuk do të pranojë dhe lejojë që Kushtetuta e Maqedonisë të hapet në negociatat me Bullgarinë për të ndryshuar preambulën, pa garanci paraprake të shkruara për historinë tonë, për gjuhën tonë maqedonase, pa fusnota artificiale, për veçantinë dhe diversitetin tonë kulturor. VMRO-DPMNE kurrë nuk do të pranojë të përmbushë kërkesat e Deklaratës Bullgare, sepse kjo do të nënkuptonte mohimin e gjuhës, historisë dhe popullit maqedonas. Ky është qëndrim jo vetëm i VMRO-DPMNE-së, por edhe i shumicës së qytetarëve të Maqedonisë, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.