Manifestimi tradicionale sonte i organizuar nga BFI ka mbledhur shumë personalitete nga jeta politike dhe shoqërore në vend.
Të pranishëm në këtë manifestim me rastin e festës së Fitër Bajramit ishin shumë politikan nga të gjitha partitë politike në vend përfshirë këtu edhe korin diplomatik.
Ajo që ka rënë në sy sonte në këtë manifestim ishte ulja e të ftuarve nëpër tavolina.
Arjanit Hoxha, Bastri Bajrami nga Lëvizja Besa ishin ulur bashkë me kryetaren e Qytetit të Shkupit nga rradhët e VMRO-së Danela Arsovskën, gjë që tregon qartë se sa lidhje të fuqishme ka në mes të këtyre dy partive sa që as festa e Fitër Bajramit nuk i ndanë por edhe më shumë i bashkon.