Edhe Lëvizja Besa në një linjë me VMRO, kërkon bllokim të punës së Kuvendit

Pas VMRO-DPMNE-së, edhe Besa paralajmëron bllokadë të Kuvendit. Nga atje thonë se do të përdoren të gjitha mekanizmat e mundshëm për të sfiduar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sa më shpejt.

Qëndrimi i Besës është shumë i qartë dhe ne e kemi përsëritur prej disa muajsh. Legjitimiteti i qeverisë kontestohet sepse mazhoranca u bë përmes deputetëve të shantazhuar dhe partive politike që brenda natës nga kritikët e qeverisë u bënë pjesë e qeverisë.

“Kjo përbërje e Qeverisë pasqyron edhe keqmenaxhimin e të gjitha institucioneve, ndaj është shumë e rëndësishme që zgjedhjet parlamentare të bëhen sa më shpejt, t’i kthehet legjitimiteti qytetarëve dhe ata të vendosin se kush duhet t’i përfaqësojë ata”, tha Elmedin Memishi për SlobodenPecat.

Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së sonte do të vendosë për qasjen ndaj bllokadës aktive të Kuvendit për të arritur dialog dhe zgjedhje të parakohshme.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Dendias nesër e fillon mini turneun në Tiranë, Sarajevë dhe Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias prej nesër deri të mërkurën do t’i vizitojë Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën dhe Maqedoninë e...

Bekteshi në takim me tregtarët e rajonit Ohër-Strugë për ndryshimet e Ligjit, e Diela të jetë ditë pune

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot në Ohër do të realizojë takim me tregtarët nga rajoni Ohër-Strugë. Në takim, siç informoi Ministria dikateriale, do t’i...

Një fëmijë 6 vjeç mbytet në lumin Shkumbin në Tetovë

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se sot në ora 14:00 përmes E-112 është pranuar informacion për një fëmijë 6-vjeçar në lagjen Krasniqi në...

Mullinjë me erë në Tearcë, Neziri nënshkruan memorandum bashkëpunimi me komunën Foiano di Val Fartore

Kreu i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri dje ka pritur në takim delegacionin italian nga komuna e Foiano di Val Fartore, e me këtë...

Fuqia e armëve nordike: Pajisjet ushtarake që Suedia dhe Finlanda do t’ia sillnin NATO-s, pas anëtarësimit në aleancë

Përzgjedhja e pajisjeve ushtarake vendase e armëve dhe automjeteve të prodhuara në vend, të cilat do të forconin arsenalin e NATO-s nëse Finlanda dhe...