Georgievski: Asnjëherë nuk i kam sulmuar shqiptarët

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Ljubço Georgievski, i ftuar në emisionin debativ “Click Plus” në TV21, tha se asnjëherë ai personalisht nuk ka folur keq për shqiptarët nëpër fjalimet e tija.

“Nëse shikoni të gjitha debatet e mia, të bëra nëpër fjalimet e para që kemi mbajtur në Maqedoni, unë personalisht nuk kam bërë asnjë sulm kundër shqiptarëve, askund, nuk gjenden”, tha Georgievski.

Krijuesi i parë i marrëveshjes me Bullgarinë ishte Boris Trajkovski

Georgievski, tha se krijuesi i parë i marrëveshjes për bashkëpunimin me Bullgarinë ishte Boris Trajkovski.

Sipas Georgievskit, Trajkovski në atë kohë ishte zëvendësministër i Jashtëm kur filloi negociatat.

“Ai e mori këtë detyrë për të negociuar. Dhe e bëri me vullnet të madh”, tha Georgievski.

Emri “VMRO” u shfaq për herë të parë në skenën ndërkombëtare nga Todor Aleksandrovi dhe Vanço Mihajlovi

Sipas Georgievskit VMRO është një emër që për herë të parë e kanë nxjerrë në skenën ndërkombëtare Todor Aleksandrovi dhe Vanço Mihajlovi.

“VMRO është një emër që së pari e vunë në skenën ndërkombëtare Todor Aleksandrov dhe Vanço Mihajlov. Në kohën e Goces, të Dames, në kohën e atyre figurave historike është BMRO, TMRO, do të thotë maqedonia e brendshme… por asnjëherë vetëm VMRO. Vetë emri, është emri i Todor Aleksandrovit dhe Vanço Mihajlovit”, tha Georgievski.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT