Miliona euro, qytetarët e Maqedonisa pronarë te dhjetra apartamenteve në Dubai

Qytetarët e Maqedonisë posedojnë gjithsej 55 prona në Dubai, në vlerë prej 14 milionë eurosh. Kjo bëhet e ditur sipas një sondazhi në uebsajtin norvegjez E24, bazuar në dokumentet e “zbuluara” për pronat e të huajve në metropolin e Lindjes së Mesme.

Dokumentet listojnë numrin e pronarëve të vilave, apartamenteve dhe kompanive luksoze në Dubai. Shumë nga pronarët e pronave të shtrenjta janë njerëz që kërkohen për kriminalitet të rëndë në vendet e tyre dhe më gjerë, sipas një raporti të përgatitur me ndihmën e qindra gazetarëve, profesorëve dhe studiuesve nga e gjithë Evropa. Të dhënat dhe tabela me numrin e pronarëve të pronave në Dubai nga të gjitha vendet janë publikuar nga Qendra për Studime të Avancuara të Mbrojtjes nga SHBA dhe i referohen vitit 2020.

Nuk është e pazakontë ose e paligjshme që shtetasit e huaj të zotërojnë prona në Dubai, por kur bëhet fjalë për investime “offshore”, gjërat ndryshojnë, thuhet në raport. Sipas këtij hulumtimi, shumë qytetarë në mbarë botën po blejnë prona në Dubai për të shmangur taksat ose për të pastruar paratë e fituara ilegalisht.

Qytetarët e Kosovës, sipas raportit, posedojnë “më pak se pesë prona”, të cilat janë në pronësi të “më pak se pesë pronarëve” dhe kap vlerën e rreth një milion eurove. 17 persona nga Shqipëria kanë regjistruar 19 prona “offshore” në Dubai me një vlerë totale prej 7 milionë dollarësh. Nga vendet fqinje, Serbia ka më shumë prona: gjithsej 287. Ato janë në pronësi të 237 pronarëve, dhe vlera totale është 74 milionë euro.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Një fëmijë 6 vjeç mbytet në lumin Shkumbin në Tetovë

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se sot në ora 14:00 përmes E-112 është pranuar informacion për një fëmijë 6-vjeçar në lagjen Krasniqi në...

Mullinjë me erë në Tearcë, Neziri nënshkruan memorandum bashkëpunimi me komunën Foiano di Val Fartore

Kreu i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri dje ka pritur në takim delegacionin italian nga komuna e Foiano di Val Fartore, e me këtë...

Fuqia e armëve nordike: Pajisjet ushtarake që Suedia dhe Finlanda do t’ia sillnin NATO-s, pas anëtarësimit në aleancë

Përzgjedhja e pajisjeve ushtarake vendase e armëve dhe automjeteve të prodhuara në vend, të cilat do të forconin arsenalin e NATO-s nëse Finlanda dhe...

Sefer Seferi më 18 Qershor shkund ringun në Zvicër

Bokseri i njohur shqiptar Sefer Seferi pas një pauze të gjatë po rikthehet në arenën sportive dhe këtë e ka bërë të ditur vet...

Maqedonia e Veriut lider në rajon me masat dhe menaxhimin e krizës

Maqedonia e Veriut është lider në rajon me masat dhe menaxhimin me krizën. Këtë informacion e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik...