Nëna e dëshmorit Nezir Demiri rrëfen për takimin me Ali Ahmetin në Sllupçan: Erdhi te varri i Nezirit, më mori n’gryk dhe më tha të jem krenare

Duke shikuar fotografitë e të birit të ndjerë që e dha jetën në luftën e UÇK-së, nëna e dëshmorit Nezir Demiri, Makfire Demiri, në një prononcim për Open-TV ka folur për takimin që pati në 2 maj tek varrezat e dëshmorëve në Sllupçan me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Ajo ka thënë se takimi me Ahmetin nuk ishte i planifikuar dhe nuk e ka pritur.

“Nuk e kam pritur se e takoj, por erdhi papritmas te lapidari aty, pastaj erdhi dhe e vizitoj vorrin e djalit tim, Nezirit dhe më morri ngryk dhe më tha, loke bëhu krenare. I thash, krenare kam qen dhe do të jemë deri në vdekje sepse na e zbardhën fytyrën si mua dhe të gjithë kombit shqiptar”, ka thënë ajo.

Nëna e “Apaçit” thotë se djali i sajë e la ushtrinë maqedonase për t’ju bashkëngjitur UÇK-së.

“Ahmeti më pyeti, si të duket lapidary dhe unë ju përgjigja, boll mirë kanë qenë varrezat e dëshmorëve, por lapidari ua kishte shtuar ndriçimin. Shum ishin zbukuruar. Ma ktheu, mirë e ke, rënja e lapidarit është i djalit tënd dhe I gjithë kombit shqiptar”, tha ajo mes tjerash.

Për më shumë ndiqeni videon.

[/video]

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Grubi: Në Çarshi të Shkupit përjetësohet emri i Ukshin Hotit

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, znj. Myrvete Hoti, drejtorin e ITSHKSH-së...

Shaqiri: Nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë më në Kosovë, po ndërtojmë shkollë në Bllacë të Poshtme

Nga shtatori i këtij viti, fëmijët e moshës shkollore nga fshati Bllacë e Poshtme i komunës së Çuçer Sandevës nuk do ta ndjekin më...

Sinishtaj porosi për Kosovën: Gjukanoviqi është kriminel!

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, iu ka drejtuar zyrtarëve të shtetit të Kosovës dhe ka theksuar se Millo Gjukanoviq është...

Ali Ahmeti: Ukshin Hoti fabrika e të menduarit cilësor shqiptar

Nga sot një nga rrugët më të frekuentuara të Çarshisë së Vjetër të Shkupit do të mbaj emrin e veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin...

Tre mërgimtarë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas aksidentit në Austri

Në orët e para të mëngjesit autobusi nga Kosova u aksidentua në Austri, në autobanin perëndimor pranë Eugendorf, në orën 03:00 e mëngjesit, shkruan...