39 vjeçarja nga Shkupi, pre e mashtrimit nga një “bamirës”

Një 39 vjeçare nga një fshat i Shkupit, dje rreth orës 17:40 ka raportuar në Sektorin për Punë të Brendshme-Tetovë një rast të mashtrimit.

Në denoncimin e saj thekson se një person e ka telefonuar atë dhe i ka premtuar se do ta ndihmonte me një banesë të siguruar përmes një organizate humanitare, mirëpo për ti mbuluar shpenzimet bazike, ka kërkuar nga ajo që ti dërgoj atij një shumë të caktuar të të hollave përmes një shoferi taksie në Tetovë.

39 vjeçarja kishte takuar shoferin e taksisë në një lokacion të caktuar dhe i ka dhënë shumën e të hollave për të cilën ishin dakorduar me “bamirësin”.

Pas dërgimit të të hollave, personi i cili i premtoi se do ta ndihmonte me një banesë, nuk ka ardhur më asnjëherë që ta takoj, fakt ky që e shtyu 39 vjeçaren te denonconte rastin ne SPB-Tetovë.

Nga SPB-Tetovë informojnë se janë ndërmarrë masat adekuate për zbardhjen dhe dokumentimin e plote të rastit.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Kush është ish ushtari nga Hotla e Kumanovës, që po siguron boksierin e njohur botëror Conor McGregor në Kanë?

Deri sa përpiqemi t’i afrohemi yllit botëror të boksit Conor McGregor në turmën e madhe prej qindra gazetarëve në Festivalin e filmit në Kanë,...

Drejtësia dhe ndryshimet në modelin zgjedhor, Nuhiu: Do të angazhohemi për kod më të mirë zgjedhor

Ministria e Drejtësisë ka filluar procesin e përgaditjes së  ndryshimeve të modelit aktual zgjedhor dhe për këtë rast autoritetet e kësaj ministrie u kanë...

Lija e majmunit po i afrohet vendit, epidemilogu Elezi: Nuk ka hapësirë për panik, nuk është vdekjeprurëse

Lija e Muajmunëve është një tjetër virus që po përhapet nëpër Botë. Në Maqedoni ende nuk ka të infektuar, por dyshohet për një rast...

Afro një vit nën qeverisjen e talebanëve, thellohet varfëria në Afganistan! Qytetarët qëndrojnë në rradhë për të marrë ushqim

Dy radhë të gjata, njëra me burra, tjetra me gra, janë krijuar rreth një vendi të shpërndarjes së ndihmave të Programit Botëror të Ushqimit...

Dasmat në prag, bizneset “fërkojnë” duart

Sezoni veror në vendin tonë pritet më padurim nga ata të cilët planifikojnë të organizojnë dasmat e tyre. Edhe me më shumë padurim e...