Kreu i BDI-së Ali Ahmeti sot me rastin e 5 Majit Ditës së dëshmorëve ka theksuar se 5 Maji është një trokitje e fortë në ndërgjegjen e mbarë kombit që të ruhet i pashuar flakadani i atdhedashurisë njësoj si ata që e deshtën lirinë e atdheut më shumë se jetën e tyre.
Postimi i Ahmetit:
Nuk ka forcë fjala të përshkruajë madhështinë e bijve dhe bijave që në çdo kushtrim lirie me jetët e tyre i falën përjetësi atdheut.
Asaj sakrifice heroike që i jep kuptim të tashmes i përulemi përjetësisht me respektin më të madh, me peshën e amanetit të tyre burim frymëzimi e force në mendje e zemër.
5 Maji është një trokitje e fortë në ndërgjegjen e mbarë kombit që të ruhet i pashuar flakadani i atdhedashurisë njësoj si ata që e deshtën lirinë e atdheut më shumë se jetën e tyre.
Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!
https://www.facebook.com/photo?fbid=536875077806619&set=a.465898708237590