Bllokimi i Kuvendit, ish deputeti Veseli: Ky është një akt i dhunshëm i tyre ndaj sistemit në përgjithësi

Paralajmërimet e VMRO-DPMNE-së për bllokim të Kuvendit, nga ish deputeti, Abdylhadi Veseli, shihet si hap i dhunshëm, i cili ka për qëllim t’i shkaktojë dëme edhe më të mëdha jo vetëm situatës aktuale me të cilën po përballet vendi, por synon t’i bllokojë edhe dy proceset kryesore të cilat e presin vendin siç janë hapja e kushtetutës dhe parandalimi i ndonjë marrëveshje eventuale me Bullgarinë.

“Ky është një akt i dhunshëm i tyre ndaj sistemit në përgjithësi, për shkak se tani dihet se janë në marrëveshjet apo bisedimet me Republikën e Bullgarisë për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në. E dyta, me hapjen e kësaj çështje me siguri do të hapet edhe çështja e tjetër që është shumë me rëndësi pra ndryshimi i kushtetutës dhe 20 për qindëshi me termin shqiptarë, dhe VMRO-DPMNE-ja tani bënë obstruksione dhe shantazhe, faktikisht përdorë dhunë dhe kjo dhunë nuk është vetëm ndaj Qeverisë, por është ndaj të gjithë qytetarëve të vendit. Tani po bënë me dije VMRO-DPMNE-ja se ajo do të jetë kundërshtare më e madhe edhe ndaj popullit të vet, por edhe ndaj popullit shqiptarë, por edhe ndaj anëtarësisë së RMV-së, apo fillimin e negociatave me Unionin Europian.”,- deklaroi ish deputeti, Abdylhadi Veseli.

Sipas Veselit VMRO-DPMNE-ja është shumë e vetëdijshme se pa votat e sajë sigurimi i numrave në Kuvend për hapjen e kushtetutës do të jetë I vështirë, prandaj obstruksionet do të jenë nga më të ndryshmet.

“Ata do të përdorin mënyrë të ndryshme, pra mos ndryshimi i Kushtetutës pa votat e VMRO-DPMNE-së do të jetë pak më i vështirë dhe e dyta, ato haptazi po tregojnë se janë të etshëm për pushtet, e duan pushtetin dhe duan që më çdo kushte nuk do të lejojnë që në asnjë ligj të kalojë në Parlament në këtë krizë, dhe ata do të bëjnë çmos për rrëzimin e Qeverisë, por a do të ja arrijnë qëllimit dhe a do ta pranojnë qytetarët këtë propozim të tyre është çështje diskutabile, për shkak se qytetarëve i ka ardhur tek hunda politikat e tilla dhunuese.”,- u shpreh ish deputeti, Abdylhadi Veseli.

Veseli po ashtu potencoi se vendit nuk i duhet zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse vendi ka obligime të shumta si në politikën e jashtme, ashtu edhe në atë të brendshme, ndërsa sipas tij nuk duhet që me zgjedhjet e parakohshme të rëndohet edhe më tepër buxheti i vendit.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Të ndihmojmë Luljetën, ka shumë nevojë për ne!

Të ndihmojmë Luljetën. Ajo ka më shumë se nevojë për ne sot, se nesër mund të jemi secili prej neve në vendin e saj. Ajo...

Edonis Muja lanson projektin ‘Mamacita’

Edonis Muja lanson projektin ‘Mamacita’ Ai ka ardhur me projektin e tij të ri muzikor. ‘Mamacita’ quhet kënga e re e Edonis Mujës, që...

Grubi: Në Çarshi të Shkupit përjetësohet emri i Ukshin Hotit

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, znj. Myrvete Hoti, drejtorin e ITSHKSH-së...

Shaqiri: Nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë më në Kosovë, po ndërtojmë shkollë në Bllacë të Poshtme

Nga shtatori i këtij viti, fëmijët e moshës shkollore nga fshati Bllacë e Poshtme i komunës së Çuçer Sandevës nuk do ta ndjekin më...

Sinishtaj porosi për Kosovën: Gjukanoviqi është kriminel!

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, iu ka drejtuar zyrtarëve të shtetit të Kosovës dhe ka theksuar se Millo Gjukanoviq është...