Bushi pret ambasadorin italian: Bashkëpunimi mes dy vendeve i rëndësishëm

Bashkëpunimi mes ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministrisë së Brendshme të Italisë është në nivel të lartë profesional, në veçanti mes dy policive ku përfshihet shkëmbimi i shpejt dhe profesional i të dhënave operative.

Kështu është shprehur zëvendësministri i Brendshëm, Nazim Bushi gjatë takimit me ambasadorin e Italisë në Shkup, Andrea Silvestri dhe zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë Publike të Italisë, Vittorio Rizzi.

Sipas Bushit i gjithë ky bashkëpunim është në frymën e marrëdhënieve tradicionale miqësore mes dy shteteve, fakt ky i cili u konfirmua edhe nga vetë delegacioni italian të cilët cilësojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut si një partnere të shkëlqyer në çdo çështje.

Zëvendësministri i Brendshëm, Nazim Bushi me këtë rast ka shprehur mirënjohje për përkrahjen që shteti Italian i ka dhënë Maqedonisë së Veriut gjatë rrugës së anëtarësimit në NATO dhe për përkrahjen që tani e jep gjatë negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Edonis Muja lanson projektin ‘Mamacita’

Edonis Muja lanson projektin ‘Mamacita’ Ai ka ardhur me projektin e tij të ri muzikor. ‘Mamacita’ quhet kënga e re e Edonis Mujës, që...

Grubi: Në Çarshi të Shkupit përjetësohet emri i Ukshin Hotit

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, znj. Myrvete Hoti, drejtorin e ITSHKSH-së...

Shaqiri: Nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë më në Kosovë, po ndërtojmë shkollë në Bllacë të Poshtme

Nga shtatori i këtij viti, fëmijët e moshës shkollore nga fshati Bllacë e Poshtme i komunës së Çuçer Sandevës nuk do ta ndjekin më...

Sinishtaj porosi për Kosovën: Gjukanoviqi është kriminel!

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, iu ka drejtuar zyrtarëve të shtetit të Kosovës dhe ka theksuar se Millo Gjukanoviq është...

Ali Ahmeti: Ukshin Hoti fabrika e të menduarit cilësor shqiptar

Nga sot një nga rrugët më të frekuentuara të Çarshisë së Vjetër të Shkupit do të mbaj emrin e veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin...