Hapet tenderi për pikëkalimin kufitar Llojan-Miratoc

Kryetari i komunës së Likovës Erkan Arifi sot është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Preshevë, Shqiprim Arifi.

Në takim është biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy komunave si dhe rreth pikëkalimit kufitar Miratoc-Llojan.

“Risollëm në tryezë mundësitë e bashkëpunimit afatgjatë, për projektet e rëndësishme mes dy komunave, nga ku e kishim lënë.

Shkëmbyem ide e mendime në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, veçanërisht mbi vendimin për hapjen e tenderit për pikëkalimin kufitar Miratoc Llojan. Projekt ky, që do të jetë në dobi të dy komunave tona, njëkohësisht pas një angazhimi të madh edhe kjo nismë është rrugës së duhur me rezultate të mira padyshim.

Ndërkohë, biseda u përqëndrua edhe në IPA Projektin e përbashkët, të cilin e kemi filluar me Komunën e Likovës; si i pari projekt i nisur pas 20 vjetëve, të cilin pushteti i kaluar e ka stagnuar për të mos u zhvilluar më tutje.

Bashkëpunimet mes nesh do të vazhdojnë , mirënjohje për punën e mirë në të gjitha drejtimet!”, thuhet në njoftimin e komunës së Preshevës.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Një fëmijë 6 vjeç mbytet në lumin Shkumbin në Tetovë

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se sot në ora 14:00 përmes E-112 është pranuar informacion për një fëmijë 6-vjeçar në lagjen Krasniqi në...

Mullinjë me erë në Tearcë, Neziri nënshkruan memorandum bashkëpunimi me komunën Foiano di Val Fartore

Kreu i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri dje ka pritur në takim delegacionin italian nga komuna e Foiano di Val Fartore, e me këtë...

Fuqia e armëve nordike: Pajisjet ushtarake që Suedia dhe Finlanda do t’ia sillnin NATO-s, pas anëtarësimit në aleancë

Përzgjedhja e pajisjeve ushtarake vendase e armëve dhe automjeteve të prodhuara në vend, të cilat do të forconin arsenalin e NATO-s nëse Finlanda dhe...

Sefer Seferi më 18 Qershor shkund ringun në Zvicër

Bokseri i njohur shqiptar Sefer Seferi pas një pauze të gjatë po rikthehet në arenën sportive dhe këtë e ka bërë të ditur vet...

Maqedonia e Veriut lider në rajon me masat dhe menaxhimin e krizës

Maqedonia e Veriut është lider në rajon me masat dhe menaxhimin me krizën. Këtë informacion e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik...