Këshilltarja e listës “Më mirë për Tetovën”, Abdullai: Kasami të qartësoj për çfarë negociata bëhet fjalë dhe cilët janë këshilltarë të shumicës që e kundërshtuan

Edhe pse Komuna e Tetovës dorëzoi te Ministria e Vetëqeverisjes Lokale (MVL) me 28 prill njoftimin për plotësimin e kushtit për shpërbërjen e Këshillit, MVL vetëm sot e pranoi shkresën, kjo erdhi pas pyetjeve të vazhdueshme të Portalb.mk se a e kanë pranuar të njëjtën dhe përgjigjeve të vazhdueshme se jo. Nga ministria njoftuan se arkivi në vend se ta përcjell shkresën te ato, të njëjtën e kishin dërguar te Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale. Ministria ka afat shtatë ditë nga sot që t’i propozojë Qeverisë për shpërbërje të këtij këshilli. Më pas Qeveria vendos për fatin e këtij këshilli sipas fuqisë ligjore, shkruan Portalb.mk.

“Kryetari Bilall Kasami do të duhet të qartësoj për çfarë negociata bëhet fjalë dhe cilët janë ata këshilltarë të shumicës që kanë kundërshtuar. Informata e fundit që kemi në këtë drejtim, dhe që mund të verifikohet publikisht nga evidenca arkivore dhe inçizimet e mbledhjeve të këshillit, është se arsyeja për shpërbërjen e këshillit dhe shkuarjen në zgjedhje të reja është mosrespektimi dhe shkelja e afateve ligjore nga udhëheqësia komunale. Tani, si rezultat i papërgjegjsisë të udhëheqësisë Komunale, Këshilli i Komunës detyrohet të shkojë në zgjedhje”, tha Abdullai.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Grubi: Në Çarshi të Shkupit përjetësohet emri i Ukshin Hotit

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, znj. Myrvete Hoti, drejtorin e ITSHKSH-së...

Shaqiri: Nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë më në Kosovë, po ndërtojmë shkollë në Bllacë të Poshtme

Nga shtatori i këtij viti, fëmijët e moshës shkollore nga fshati Bllacë e Poshtme i komunës së Çuçer Sandevës nuk do ta ndjekin më...

Sinishtaj porosi për Kosovën: Gjukanoviqi është kriminel!

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, iu ka drejtuar zyrtarëve të shtetit të Kosovës dhe ka theksuar se Millo Gjukanoviq është...

Ali Ahmeti: Ukshin Hoti fabrika e të menduarit cilësor shqiptar

Nga sot një nga rrugët më të frekuentuara të Çarshisë së Vjetër të Shkupit do të mbaj emrin e veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin...

Tre mërgimtarë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas aksidentit në Austri

Në orët e para të mëngjesit autobusi nga Kosova u aksidentua në Austri, në autobanin perëndimor pranë Eugendorf, në orën 03:00 e mëngjesit, shkruan...