Kredi pa interes për kompanitë e prekura nga kriza energjetike dhe ekonomike

Banka zhvillimore e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikoi thirrje publike për linjë të re pa interes dedikuar për mjetet qarkulluese në të cilin nga 11 maji i vitit 2022 mund të aplikojnë kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme, tregtarët individë dhe zejtarët e prekur nga kriza energjetike dhe ekonomike. thirrja publike do të zgjatë 15 ditë, duke llogaritur prej 11 majit të vitit 2022 nga ora 09:00 deri më 26 maj të vitit 2022 deri në ora 09:00, ndërsa kërkesën për kreditë subjektet duhet ta paraqesin në mënyrë elektronike në e-mailin eekriza@mbdp.com.mk.

Vlera minimale e kredisë është 185.000 denarë, ndërsa maksimalja 3.000.000 denarë dhe ka afat të pagesës prej 12 dhe 18 muaj me grejs periudhë të përfshirë në periudhë prej 6 muajve. Për shfrytëzuesit e kësaj linje kreditore është paraparë grant komponentë prej 10 për qind për subjektet të cilët do të shfrytëzojnë afat të pagesës prej 18 muajve, gjegjësisht 20 për qind për subjektet të cilët do të shfrytëzojnë afat të pagesës prej 12 muajve. Grejs periudha për dy rastet është 6 muaj.

Theksojnë se subjektet të cilët kanë shfrytëzuar kredi nga “Kovid 3” dhe “Kovid 4” linja kreditore, nuk do të mund ta shfrytëzojnë linjën kreditore për mbështetjen e kompanive të prekura nga kriza energjetike dhe ekonomike.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Operacioni që riktheu dinjitetin e Drejtësisë kundër krimiṯ

Nga Mero Baze Ka tri ditë që shtypi shqiptar është kthyer në një telenovelë krimi, për shkak të rrjedhjes së dosjeve të një liste prej...

Kryeministri i ri australian Entoni Albaneze nesër do të bëjë betimin

Kryeministri i sapozgjedhur australian, Entoni Albaneze, nesër duhet të betohet, pas fitores së tij të djeshme në zgjedhje parlamentare të Partisë laburiste, njofton DPA. Albaneze...

Ambasadori amerikan në Beograd: Kosova dhe Ukraina janë dy situata të ndryshme

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka thënë se Ukraina dhe Kosova janë “situata shumë të ndryshme”, duke bërë thirrje që ajo që ndodhi...

Dendias nesër e fillon mini turneun në Tiranë, Sarajevë dhe Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias prej nesër deri të mërkurën do t’i vizitojë Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën dhe Maqedoninë e...

Bekteshi në takim me tregtarët e rajonit Ohër-Strugë për ndryshimet e Ligjit, e Diela të jetë ditë pune

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot në Ohër do të realizojë takim me tregtarët nga rajoni Ohër-Strugë. Në takim, siç informoi Ministria dikateriale, do t’i...