Opozitarizmi si polifoni Pollogu: Besa i mban ison VMRO-së për bllokimin e Kuvendit, ASH-ja me sstrategji të vetën?

Shpesh dëgjojmë nga përfaqësues të ndryshëm politikë shprehjen “ne do të jemi opozitë konstruktive”!

Ama, gjithë konstruktiviteti i tyre, pastaj, mbetet në letër: bllokojnë çdo gjë, madje edhe ato gjëra për të cilat vetë kanë dhënë premtime, vetëm pse këtë e bën pushteti.

Në praktikë, te ne dhe në vendet e rajonit, ku inatet janë më të forta se interesi shoqëror, shumë rrallë ndodh që pushteti dhe opozita të merren vesh për diçka, kjo falë kryeneçësisë së ndërsjellë, por të shpeshtën të opozitës.

Këtu në Maqedoni rolet e mëdha dhe ato episodike, pakashumë dihen. Vallen e opozitarizmit, normalisht e hedh VMRO-ja dhe ajo, pas dështimit të krijimit të një shumicë të re parlamentare pas fitores së saj në zgjedhjet lokale, një kohë këtë temë e heshti, por tash ka paralajmëruar se pas 8 majit do të fillojë me “bllokadë aktive të Parlamentit”.

Dhe për çudi, si në ndonjë këngë polifonike të Pollogut të vëllezërve Sejdiu, Lëvizja Besa u bë “zëri i dytë” për t’ia mbajtur ison VMRO-së, duke paralajmëruar edhe ata bllokadë! Tash kur ikën nga koalicioni qeveritar dhe ndihen të rrezikuar, sigurisht mendojnë t’i mbajnë ison VMRO-së, çka të bëjë ajo, edhe ata. Sepse vetë vështirë se “këndojnë” solo!

Për çudi, dhe këtu vijmë te tema e opozitarizmit konstruktiv, Aleanca për Shqiptarët nuk iu bashkëngjit “polifonisë” bashkë me VMRO-në dhe Besën.

Ilire Dauti, deputetja e Aleancës për Shqiptarët sikur ka paralajmëruar diçka tjetër:

“Është e drejtë e çdo subjekti politik që të ndërtojë strategjinë e vetë të veprimit. Në këtë drejtim ka vepruar me siguri edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së siç është e drejtë edhe e Aleancës për Shqiptarët që të ndërtojë strategjinë e vetë të veprimit, ashtu siç kemi ardhur sot në Kuvend për të futur në procedurë parlamentare dy propozim-ligje”.

A është kjo shenjë që Aleanca megjithatë nuk do të ndjekë VMRO-në qorrazi në çdo hap siç bëri partia e Bilall Kasamit? Ndoshta nga bindja se ndjekja e çdo hapi të saj Aleancës i ka sjellë vetëm dëm…

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Grubi: Në Çarshi të Shkupit përjetësohet emri i Ukshin Hotit

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, znj. Myrvete Hoti, drejtorin e ITSHKSH-së...

Shaqiri: Nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë më në Kosovë, po ndërtojmë shkollë në Bllacë të Poshtme

Nga shtatori i këtij viti, fëmijët e moshës shkollore nga fshati Bllacë e Poshtme i komunës së Çuçer Sandevës nuk do ta ndjekin më...

Sinishtaj porosi për Kosovën: Gjukanoviqi është kriminel!

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, iu ka drejtuar zyrtarëve të shtetit të Kosovës dhe ka theksuar se Millo Gjukanoviq është...

Ali Ahmeti: Ukshin Hoti fabrika e të menduarit cilësor shqiptar

Nga sot një nga rrugët më të frekuentuara të Çarshisë së Vjetër të Shkupit do të mbaj emrin e veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin...

Tre mërgimtarë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas aksidentit në Austri

Në orët e para të mëngjesit autobusi nga Kosova u aksidentua në Austri, në autobanin perëndimor pranë Eugendorf, në orën 03:00 e mëngjesit, shkruan...