Servilzëm i skajshëm i “BESËS”, ndaj partive maqedonase

Veprimet e një pas njëshme të Lëvizjes Besa, po dëshmojnë se partia e udhëhequr nga Bilall Kasami nuk mund të ekzistojë në skenën politike nëse nuk hyn në koalicionon me një parti maqedonase.

Koalicionin e parë Besa e Kasamit e bëri me LSDM-në e Zoran Zaevit. Kasami ishte lideri i parë shqiptar që “prishi” traditën dhe lidhi koalicionin e parë maqedono-shqiptar për zgjedhjet parlamentare. Momenti i lidhjes së koalicionit u kritikua nga oponentët por u mbrojt me “mish e me shpirt” nga zyrtarët e Lëvizjes Besa.

Shkuarja në zgjedhje solli edhe fitoren e katër deputetëve për Besën. Kreu i saj u zgjodh deputet dhe veproi si deputet i përbashkët i listës “LSDM-BESA”. Aso kohe Kasami e kolegët e tij, mohonin se janë shndërruar në “filiale” të LSDM-së. Koalicioni LSDM-BESA nuk e pati jetën e gjatë, pasi ai që e “mbyti” këtë koalicion ishte pikërisht kreu i opozitares shqiptare.

Me të prishur koalicionin me LSDM-në në mënyrë të njëanshme, Besa “vrapoi” për të koalicionuar me VMRO-në dhe LEVICËN, parti me të cilat së bashku me Aleancën për Shqiptarët tentuan të rrëzojnë Qeverinë, të cilën më herët e krijuan së bashku me LSDM-në por dështuan, për shkak se një deputet i Lëvizjes Besa nuk pranoi të nënshkruante atë që u morën vesh Kasami-Mickoski-Sela dhe Apasiev.

Se Lëvizja Besa nuk mundet pa koalicionuar e pa e ndihmuar nga ndonjë parti maqedonase, po tregohet edhe ditët e fundit. Së fundmi Besa e Kasamit doli në mbrojtje të iniciativës së VMRO-së për bllokim të Kuvendit. Mediat shkruan se tashmë grupi i “coptuar” i deputetëve të Besës do të rreshtohet pas deputetëve të VMRO-së për bllokim dhe zgjedhje të parakohshme. Për më tepër, Kasami e priti në takim Mickoskin në Komunë

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Një fëmijë 6 vjeç mbytet në lumin Shkumbin në Tetovë

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se sot në ora 14:00 përmes E-112 është pranuar informacion për një fëmijë 6-vjeçar në lagjen Krasniqi në...

Mullinjë me erë në Tearcë, Neziri nënshkruan memorandum bashkëpunimi me komunën Foiano di Val Fartore

Kreu i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri dje ka pritur në takim delegacionin italian nga komuna e Foiano di Val Fartore, e me këtë...

Fuqia e armëve nordike: Pajisjet ushtarake që Suedia dhe Finlanda do t’ia sillnin NATO-s, pas anëtarësimit në aleancë

Përzgjedhja e pajisjeve ushtarake vendase e armëve dhe automjeteve të prodhuara në vend, të cilat do të forconin arsenalin e NATO-s nëse Finlanda dhe...

Sefer Seferi më 18 Qershor shkund ringun në Zvicër

Bokseri i njohur shqiptar Sefer Seferi pas një pauze të gjatë po rikthehet në arenën sportive dhe këtë e ka bërë të ditur vet...

Maqedonia e Veriut lider në rajon me masat dhe menaxhimin e krizës

Maqedonia e Veriut është lider në rajon me masat dhe menaxhimin me krizën. Këtë informacion e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik...