Shaqiri: Ndërtojmë arsim cilësor që është themel për avancimin dhe afirmimin e gjuhës

Trajtimi, mbrojtja avancimi dhe afirmimi i gjuhës maqedonase mund të ndërtohet vetëm mbi baza të forta, të cilat i vendos arsimi. Nga kjo rrjedh rëndësia e investimeve të vazhdueshme në përmirësimin dhe zhvillimin e arsimit, që është prioritet për këtë Qeveri dhe Ministrinë e Arsimit, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në ditën shënimit të Gjuhës maqedonase, në organizimin e Ministrisë së Kulturës .

Ministri theksoi se reforma themelore e arsimit që nisi këtë vit shkollor, vazhdon në faza edhe në vijim.

“Këtë vit nxënësit e klasës së parë dhe të katërt mësuan Gjuhën maqedonase nga materialet e reja për mësim, ndërsa vitin e ardhshëm shkollor kompetencat gjuhësore nga tekstet e reja shkollore fo të fitojnë edhe nxënësit e klasës së dytë dhe të pestë. “Në rrjedhë është Shpallja publike për recensentët e teksteve shkollore prandaj Ju bëjë thirrje mësimdhënësve të cilët i plotësojnë kushtet të aplikojnë, sepse vlerësimi profesional i teksteve shkollore i liron ata nga gabimet”, theksoi Shaqiri.

Me këtë rast dua të theksoj edhe një herë rolin kyç të mësimdhënësit – ai e ndërton qëndrimin korrekt të nxënësit ndaj gjuhës standarde maqedonase dhe rregullave të drejtshkrimit të saj, ministri Shaqiri tregoi rëndësinë e fakulteteve pedagogjike në krijimin e mësimdhënësve cilësorë, që e edukojnë dhe mësojnë të ardhmen e këtij vendi.

“Mësimdhënësit e mirë janë vendimtar për arsimim të mirë. Më gëzon fakti që këtë vit akademik numri i studentëve të regjistruar në vitin e parë, në ciklin e parë të studimeve të programit studimor në Gjuhën maqedonase është pothuajse dy herë më i lartë se vitin e kaluar.
Në vitin 2021/22 janë regjistruar 25 studentë, për dallim nga 14 në vitin akademik 2020/21. Kjo është rezultat i politikave aktive të bursave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, me të cilat inkurajojmë studentët t’i zgjedhin pikërisht programet për arsim të kuadrit mësimor”, tregoi ministri.

MASH ka zbatuar kategori të veçantë të bursave për studentët e ciklit të parë të regjistruar universitetet publike dhe private dhe institucioneve të arsimit të lartë, të cilët kanë arritur sukses veçanërisht të lartë në mësim nga viti i I deri në vitin studimor vijues të regjistruar, së paku 8.00 notë mesatare dhe atë për studentët e regjistruar në programet e studimit në Gjuhën maqedonase, letërsi maqedonase dhe letërsi sllavo- jugore.

Në pjesën e shkencës, Ministria e Arsimit dhe Shkencës financon punën e Institutit Publik Shkencor Instituti për Gjuhën Maqedonase “Kërste Misirkov” Shkup, duke përfshirë veprimtarinë botuese, pjesëmarrjen në konkurse ndërkombëtare dhe konferenca shkencore jashtë vendit dhe organizimin e tubimeve shkencore në vend.
Vitin e kaluar, Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbështeti dhe funksionalizoi vendimin për blerje të përhershme të të drejtave materiale nga hartuesit e Fjalorit interpretues të gjuhës maqedonase dhe tani ai është burim publik, i disponueshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të përdorin gjuhën maqedonase,qytetarët e Maqedonisë së Veriut, bashkatdhetarët nga diaspora maqedonase dhe të gjithë individët e tjerë të interesuar, shkencëtarë dhe biznesmenët në mbarë botën.

Duke iu referuar sfidave aktuale lidhur me Gjuhën maqedonase, ministri Shaqiri potencoi se çelësi për tejkalimin e tyre është pikërisht mendimi shkencor që vërteton se gjuha maqedonase ka edhe vazhdimësi hapësinore dhe kohore, i ka kaluar të gjitha fazat e krijimit, kodifikimit, përparimit dhe njohjes dhe sot njihet ndërkombëtarisht si gjuhë e veçantë dhe është pjesë nga thesari botëror i gjuhëve .

Dita e Gjuhës maqedonase shënohet për herë të katërt, për nder të 5 majit të vitit 1945, kur Qeveria e atëhershme e Republikës Popullore të Maqedonisë e miratoi alfabetin e Gjuhës maqedonase si shkrim zyrtar.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Kush është ish ushtari nga Hotla e Kumanovës, që po siguron boksierin e njohur botëror Conor McGregor në Kanë?

Deri sa përpiqemi t’i afrohemi yllit botëror të boksit Conor McGregor në turmën e madhe prej qindra gazetarëve në Festivalin e filmit në Kanë,...

Drejtësia dhe ndryshimet në modelin zgjedhor, Nuhiu: Do të angazhohemi për kod më të mirë zgjedhor

Ministria e Drejtësisë ka filluar procesin e përgaditjes së  ndryshimeve të modelit aktual zgjedhor dhe për këtë rast autoritetet e kësaj ministrie u kanë...

Lija e majmunit po i afrohet vendit, epidemilogu Elezi: Nuk ka hapësirë për panik, nuk është vdekjeprurëse

Lija e Muajmunëve është një tjetër virus që po përhapet nëpër Botë. Në Maqedoni ende nuk ka të infektuar, por dyshohet për një rast...

Afro një vit nën qeverisjen e talebanëve, thellohet varfëria në Afganistan! Qytetarët qëndrojnë në rradhë për të marrë ushqim

Dy radhë të gjata, njëra me burra, tjetra me gra, janë krijuar rreth një vendi të shpërndarjes së ndihmave të Programit Botëror të Ushqimit...

Dasmat në prag, bizneset “fërkojnë” duart

Sezoni veror në vendin tonë pritet më padurim nga ata të cilët planifikojnë të organizojnë dasmat e tyre. Edhe me më shumë padurim e...