Si viktimizohet Bilall Kasami: Ne kemi qenë të shantazhuar nga disa këshilltarë të shumicës

I pyetur nga Portalb.mk se përse nuk e dorëzoi në këshill pikën e llogarisë përfundimtare në përputhje me afatet  ligjore por më vonë, Kasami tha se kanë qenë në negociata me këshilltarët e shumicës për të miratuar llogarinë përfundimtare.

“Ne kur me 23 mars nuk arritëm të sigurojmë këtë shumicë ne u detyruam pa pasur marrëveshje me këshilltarët e shumicës ta çojmë në këshill, me 7 prill ajo u refuzua dhe sot jemi në këtë faze”, tha Kasami.

Por edhe me 7 prill, ishin pikërisht edhe këshilltarët e Lëvizjes Besa së bashku me ASH-në, VMRO-në, dhe Më mirë për Tetovën,  të cilët votuan të përmbajtur që kjo pikë mos të kalojë, dhe të lihet për seancë tjetër. Edhe Kasami vetë kërkoi një pika e njëjtë të caktohet në një seancë të veçantë.

Nëse këshilltarët e Lëvizjes Besa do kishin votuar pro me 7 prill, llogaria do ishte miratuar. Por për këtë Kasami u arsyetua kështu:

“Nëse do votonim, do e prishnim shumicën. Ne kemi qenë të shantazhuar nga disa këshilltarë të shumicës që nëse nuk pranohen kërkesat e tyre do të shkohet në zgjedhje.”

Ai shtoi se tendenca për zgjedhje është nga këshilltarët  pa përmendur emra, duke thënë se nga konstituimi i këshillit të Komunës së Tetovës kanë pasur një shumicë të brishtë, e cila ka qenë me probleme më shumë brenda shumicës se sa me opozitën në të cilën në të shumtën e rasteve kërkoheshin llogari të ndryshme. Referuar ngjarjeve në Këshill, Kasami fjalën e ka për këshilltarët e “Më mirë për Tetovën”. Ai madje tha se ka pasur edhe shantazhime nga disa këshilltarë të shumicës.

“Disa nga këshilltarët e shumicës në këtë rast kanë bërë kalkulime të cilat ne i pamë edhe në opinion për të shantazhuar shumicën, që nëse nuk pranohen këshillat e tyre pa diskutim ata mund ta çojnë në krizë komunën, këtë rast këshillin në zgjedhje”, tha sot Kasami.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Drejtësia dhe ndryshimet në modelin zgjedhor, Nuhiu: Do të angazhohemi për kod më të mirë zgjedhor

Ministria e Drejtësisë ka filluar procesin e përgaditjes së  ndryshimeve të modelit aktual zgjedhor dhe për këtë rast autoritetet e kësaj ministrie u kanë...

Lija e majmunit po i afrohet vendit, epidemilogu Elezi: Nuk ka hapësirë për panik, nuk është vdekjeprurëse

Lija e Muajmunëve është një tjetër virus që po përhapet nëpër Botë. Në Maqedoni ende nuk ka të infektuar, por dyshohet për një rast...

Afro një vit nën qeverisjen e talebanëve, thellohet varfëria në Afganistan! Qytetarët qëndrojnë në rradhë për të marrë ushqim

Dy radhë të gjata, njëra me burra, tjetra me gra, janë krijuar rreth një vendi të shpërndarjes së ndihmave të Programit Botëror të Ushqimit...

Dasmat në prag, bizneset “fërkojnë” duart

Sezoni veror në vendin tonë pritet më padurim nga ata të cilët planifikojnë të organizojnë dasmat e tyre. Edhe me më shumë padurim e...

Rrugë të zbrazura, shtëpi të boshatisura, betëm 15 shtëpi në fshatin Goshincë të Likovës

Heshtje dhe qetësi në rrugët e fshatit Goshincë të komunës së Likovës. Vështir të takosh njeri, e aq më pak të rinj. Ndonëse janë të...