Skandaloze/ Në Tetovë 35 raste për kafshim të qytetarëve nga qentë endacak këtë vit, ndërsa në vitin 2021 ishin 113 raste

Nga organizata “Amos Shelter thonë se pasi janë në fazë përfundimtare të bisedimeve me Komunën e Tetovës, nuk mund të japin më shumë detaje.

“Në fillim ishim të kontaktuar nga “Më mirë për Tetovën” të cilët kishin ngritur iniciativë t’i ndihmojnë qytetarëve të Tetovës dhe Komunës së Tetovës me këtë problematikë. Me ndihmën e tyre ne përgatitëm plan të cilin ua ofruam si opsion Komunës. Për shkak se tani kemi arritur në fazën përfundimtare të bisedave me Komunën e Tetovës besojmë se nuk është koha e duhur për të dhënë detaje në planin tonë. Jemi të gatshëm që të bisedojmë dhe të japim deklaratë pasi që të gjitha bisedat të kenë përfunduar dhe bashkëpunimi i jonë të ketë nisur oficialisht”, thanë nga Amos Shelter.

Deri sa autoritetet të gjejnë zgjidhje, qytetarët janë të rrezikuar në rrugë nga qentë.

Vetëm për këtë vit në rajonin e SPB Tetovë u regjistruan 35 raste për kafshim të qytetarëve nga qentë endacak, ndërsa në vitin 2021 ishin 113 raste.

Ndonëse muajin shkurt Komuna e Tetovës e publikoi planin për zgjidhjen e problemit me qentë endacak për vitin 2022, i njëjti vazhdon të mbetet vetëm në letër pasi nuk ka filluar të aplikohet në terren ende.

Mjetet financiare të ndara nga Komuna e Tetovës për këtë problematikë janë më pak se vitin e kaluar, gjegjësisht për këtë vit komuna ka ndarë 2 milionë denarë, ndërsa vitin e kaluar kishte të ndara 3.5 milionë denarë.

Rikujtojmë që në shtator, qentë endacak sulmuan rëndë dhe bënë për spital katërvjeçarin nga Reçica e Vogël i cili ishte duke lozur para derës së shtëpisë së tij.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Grubi: Në Çarshi të Shkupit përjetësohet emri i Ukshin Hotit

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, znj. Myrvete Hoti, drejtorin e ITSHKSH-së...

Shaqiri: Nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë më në Kosovë, po ndërtojmë shkollë në Bllacë të Poshtme

Nga shtatori i këtij viti, fëmijët e moshës shkollore nga fshati Bllacë e Poshtme i komunës së Çuçer Sandevës nuk do ta ndjekin më...

Sinishtaj porosi për Kosovën: Gjukanoviqi është kriminel!

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, iu ka drejtuar zyrtarëve të shtetit të Kosovës dhe ka theksuar se Millo Gjukanoviq është...

Ali Ahmeti: Ukshin Hoti fabrika e të menduarit cilësor shqiptar

Nga sot një nga rrugët më të frekuentuara të Çarshisë së Vjetër të Shkupit do të mbaj emrin e veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin...

Tre mërgimtarë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas aksidentit në Austri

Në orët e para të mëngjesit autobusi nga Kosova u aksidentua në Austri, në autobanin perëndimor pranë Eugendorf, në orën 03:00 e mëngjesit, shkruan...