Udhëheqësia e re e komunës së Tetovës, gjashtë muaj pa asnjë veprim konkret për qentë endacakë

Ndonëse shpresat ishin te ndërtimi i qendrës rajonale për strehimin e qenve endacak për tërë komunat e Pollogut, e njëjta për momentin dështoi pasi komuna e Bërvenicës refuzoi ndërtimin në territorin e saj. Tetova është ndër komunat ku qentë endacak janë shumë të përhapur, sidomos në qytet dhe përbëjnë rrezik për qytetarët. Kasami tha se kanë planin B për të zgjidhur këtë problem, por gjysmë viti në krye të komunës, udhëheqësia e re nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret në terren për zgjidhjen e këtij problemi.

Qytetarët e Tetovës do vazhdojnë të jenë të pa sigurt në rrugë nga qentë endacak, pasi zgjidhje konkrete për këtë problem nuk ka ende.

Pas dështimit të projektit rajonal, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se në mbledhjen e fundit të këshillit të komunave të Pollogut është diskutuar që të kërkohet lokacion i ri apo të vazhdojë plani paraprak i komunave që kjo çështje të zgjidhet në nivel të komunave.

Për këtë, ai tha se Komuna e Tetovës e ka planin B.

“Komuna e Tetovës veç më ka planin për të cilin jemi në realizim e sipër. Janë konsultimet finale të formës së realizimit të procedurës për përkujdesjen e qenve endacak përmes shoqatës AMOS, me të cilën paraprakisht kemi dakordim, tash shikojmë format juridike si do bëhet lidhja e kontratës”, tha Kasami.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Dendias nesër e fillon mini turneun në Tiranë, Sarajevë dhe Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias prej nesër deri të mërkurën do t’i vizitojë Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën dhe Maqedoninë e...

Bekteshi në takim me tregtarët e rajonit Ohër-Strugë për ndryshimet e Ligjit, e Diela të jetë ditë pune

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot në Ohër do të realizojë takim me tregtarët nga rajoni Ohër-Strugë. Në takim, siç informoi Ministria dikateriale, do t’i...

Një fëmijë 6 vjeç mbytet në lumin Shkumbin në Tetovë

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se sot në ora 14:00 përmes E-112 është pranuar informacion për një fëmijë 6-vjeçar në lagjen Krasniqi në...

Mullinjë me erë në Tearcë, Neziri nënshkruan memorandum bashkëpunimi me komunën Foiano di Val Fartore

Kreu i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri dje ka pritur në takim delegacionin italian nga komuna e Foiano di Val Fartore, e me këtë...

Fuqia e armëve nordike: Pajisjet ushtarake që Suedia dhe Finlanda do t’ia sillnin NATO-s, pas anëtarësimit në aleancë

Përzgjedhja e pajisjeve ushtarake vendase e armëve dhe automjeteve të prodhuara në vend, të cilat do të forconin arsenalin e NATO-s nëse Finlanda dhe...