Universiteti i Tetovës mori pjesë në konferencën vjetore të Asociacionit të Universiteteve Evropiane

Në Universitetin e Teknologjisë dhe Ekonomisë të Budapestit në Hungari, më 28 – 29 prill 2022 u mbajt konferenca vjetore e Asociacionit të Universiteteve Evropiane, me temë: “Vlerat universitare çfarë, pse dhe si”. Në këtë konferencë morën pjesë një numër i madh personalitetesh nga universitete të ndryshme evropiane, ndërsa Universiteti i Tetovës në këtë konferencë u përfaqësua nga kryetari i Senatit të UT-së, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, përgjegjësja e Zyrës për menaxhim me cilësinë dhe evalvim, Doc. Dr. Sheruze Osmani, përgjegjësi i Zyrës për Arsim, Prof. Dr. Ibrahim Neziri dhe përgjegjësi i Zyrës për Shkencë dhe Inovacione, Prof. Dr. Agon Memeti.

Kjo konferencë, për drejtuesit e institucioneve të arsimit të lartë nënkupton që vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet mbrojtjes së vlerave, si liria akademike, autonomia universitare dhe liria e shprehjes, në mënyrë që të mbeten mjedise që përcaktohen nga liria e mendimit dhe e kërkimit. U konstatua se universitetet duhet të përqafojnë përgjegjësinë e tyre shoqërore, të nxisin një kulturë të integritetit akademik dhe të angazhohen në partneritete që çojnë përpara objektivat e tyre strategjikë duke respektuar parimet dhe vlerat e tyre.

EUA 2022 ofroi një platformë për të diskutuar se cilat vlera formësojnë misionet dhe objektivat strategjikë të universiteteve evropiane dhe se si këto vlera ndihmojnë në udhëheqjen e aktiviteteve të tyre. Nëpërmjet sesioneve plenare dhe aktiviteteve të tjera, duke ofruar dhe njohuri mbi masat që universitetet mund të marrin për të siguruar që vlerat e tyre të kuptohen dhe të jetësohen.

Në qendër të vëmendjes së kësaj konference ishin zhvillimet e fundit në Ukrainë, ku u ofrua një pasqyrë se si pushtimi nga Federata Ruse po ndikon në universitetet e Ukrainës, masat e marra nga autoritetet ukrainase dhe komuniteti evropian i arsimit të lartë, duke u rikonfirmuar edhe një herë mbështetja për studentët dhe kolegët nga Ukraina.

Asociacioni Evropian i Universiteteve (EUA) përfaqëson më shumë se 850 universitete. Ky asociacion luan një rol vendimtar në Procesin e Bolonjës dhe ndikon në hartimin e politikave të BE-së për arsimin e lartë, kërkimin dhe inovacionin. Nëpërmjet ndërveprimit të vazhdueshëm me një sërë organizatash të tjera evropiane dhe ndërkombëtare, EUA siguron që zëri i pavarur i universiteteve evropiane të dëgjohet dhe respektohet.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Të ndihmojmë Luljetën, ka shumë nevojë për ne!

Të ndihmojmë Luljetën. Ajo ka më shumë se nevojë për ne sot, se nesër mund të jemi secili prej neve në vendin e saj. Ajo...

Edonis Muja lanson projektin ‘Mamacita’

Edonis Muja lanson projektin ‘Mamacita’ Ai ka ardhur me projektin e tij të ri muzikor. ‘Mamacita’ quhet kënga e re e Edonis Mujës, që...

Grubi: Në Çarshi të Shkupit përjetësohet emri i Ukshin Hotit

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, znj. Myrvete Hoti, drejtorin e ITSHKSH-së...

Shaqiri: Nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë më në Kosovë, po ndërtojmë shkollë në Bllacë të Poshtme

Nga shtatori i këtij viti, fëmijët e moshës shkollore nga fshati Bllacë e Poshtme i komunës së Çuçer Sandevës nuk do ta ndjekin më...

Sinishtaj porosi për Kosovën: Gjukanoviqi është kriminel!

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, iu ka drejtuar zyrtarëve të shtetit të Kosovës dhe ka theksuar se Millo Gjukanoviq është...