Xhevdet Hajredini, avokat i VMRO-DPMNE-së

Deklaratat e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për bllokimin e punës së Kuvendit të Maqedonisë janë legjitime dhe janë përvojë shumë e njohur për opinionin maqedonas, tha Xhevdet Hajredini, ish-ministër i Financave dhe njeri që në mënyrë aktive komenton aktualitetin dhe zhvillimet politike në vend.

Në një emision debatues në Shenja Tv, Hajredini ka kujtuar zgjedhjen e kryeparlamentarit aktual Talat Xhaferi, i cili në atë kohë ishte deputet.

– BDI-ja, e cila kundërshton dhe reagon ashpër ndaj njoftimeve të VMRO-DPMNE-së për filibustering, është në një situatë shumë interesante, sepse opozita do të aplikojë metoda që dikur i ka përdorur. Filibastering është një përvojë që ne e njohim shumë mirë – komenton Hajredini.

Ai thotë se nëse vazhdon mosfunksionimi i Kuvendit, sepse ndër të tjera nuk mund të miratohet asnjë ligj që kërkon shumicë prej dy të tretash dhe nëse shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare, sipas të gjitha vlerësimeve do të fitojë VMRO-DPMNE.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT