Bejta: Taravari e ka fut Gostivarin 10 milionë euro borxh

Shkruan: Nevzat Bejta

Arben Taravari, kryetari i Aleancës dhe Koalicionit që zhyt Gostivarin në borxhe!

Të nderuar qytetar,
Komuna e Gostivarit dhe ndërmarrjet publike aktualisht janë në Borxh prej 9,5 Milion EUR, që paraqet një keq menaxhim të komunës për periudhën sa është në krye Arben Taravari dhe partnerët e tij të koalicionit.

Nëse krahasohet periudha në Tetor të vitit të kaluar, kur borxhi i komunës së Gostivarit ishte po ashtu i lartë me vlerë prej 5,7 Milion EUR, kjo tregon rritjen e vazhdueshme të borxhit në këto katër vite e gjysmë të garniturës aktuale keq-qeverisëse të Gostivarit, duke u futur vetëm në Borxh, pa mos ofruar dhe realizuar asnjë projekt të rëndësishëm kapital.

Projektet që janë realizuar në Gostivar, janë kryesisht nga pushteti qendror, si investimet nëpër shkollat, përmes ministrisë së arsimit, çerdhet përmes ministrisë së punës dhe politikës sociale, rregullimin e rrugëve nëpërmjet ministrisë së transportit dhe investime tjera.

Mandatet e çdo funksioni fillojnë dhe mbarojnë shpejt, por ajo që ngelën janë veprat dhe punët e bëra.

Për fat të keq, të gjithë jemi dëshmitar se çfarë punoi në mandatin e parë dhe çfarë nisur në mandatin e dytë kjo udhëheqësi e Komunës së Gostivarit në krye me Arben Taravarin. Ku u shpenzuan mjetet, çfarë u ndërtua dhe punua?

BORXHI dhe BORXHET e MËDHA që për periudhën 4,5 vjeçare, janë rritur 7 herë më shumë dhe me marsin e vitit 2022, duke e radhitur komunën e Gostivarit, si ndër tre komunat me më shumë borxhe në vend, janë SHQETËSIM i MADH për Gostivarin dhe gostivarasit.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Një fëmijë 6 vjeç mbytet në lumin Shkumbin në Tetovë

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se sot në ora 14:00 përmes E-112 është pranuar informacion për një fëmijë 6-vjeçar në lagjen Krasniqi në...

Mullinjë me erë në Tearcë, Neziri nënshkruan memorandum bashkëpunimi me komunën Foiano di Val Fartore

Kreu i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri dje ka pritur në takim delegacionin italian nga komuna e Foiano di Val Fartore, e me këtë...

Fuqia e armëve nordike: Pajisjet ushtarake që Suedia dhe Finlanda do t’ia sillnin NATO-s, pas anëtarësimit në aleancë

Përzgjedhja e pajisjeve ushtarake vendase e armëve dhe automjeteve të prodhuara në vend, të cilat do të forconin arsenalin e NATO-s nëse Finlanda dhe...

Sefer Seferi më 18 Qershor shkund ringun në Zvicër

Bokseri i njohur shqiptar Sefer Seferi pas një pauze të gjatë po rikthehet në arenën sportive dhe këtë e ka bërë të ditur vet...

Maqedonia e Veriut lider në rajon me masat dhe menaxhimin e krizës

Maqedonia e Veriut është lider në rajon me masat dhe menaxhimin me krizën. Këtë informacion e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik...