“Kryqi në Vodno”, Hoda: Shkupi nga aeroplani duket si një varrezë e madhe

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së ish UÇK-së, Besim Hoda në “Rruga drejt…” derisa komentoi vendosjen e përmendoreve dhe kryqeve anembanë vendit tha se kjo mënyrë e funksionimit siç nuk dëshmon asgjë dhe nuk shpie askund. Sipas tij zgjidhja e vetme është ulja në tavolinë mes shqiptarëve dhe maqedonasve për të ndërprerë këtë formë të ndërtimit të këtij shteti, shkruan Alsat.

“Ne shumë shpejtë dallojmë se kur jemi në Maqedoni duke parë kryqin e ndezur dhe Shkupi nga lartë, nga aeroplani duket si një varrezë e madhe më një kryq në maje të Malit Vodno. Absolutisht këtu nuk dua të prek ndjenjat reale të qytetarëve, sepse respektoj të gjithë përkatësin e tyre fetare. Ndodh që edhe Xhami kemi edhe xhami të ndriçuara, fatkeqësisht në këtë krizë energjetike të jashtëzakonshme, ne e lejojmë luksin, që të kemi objekte të tilla të ndriçuara ku ata them janë vetëm, ndjenja personale, individuale të njerëzve. Ndërkohë duke u nisur nga ajo që…kam informacione për borxhet që këta u kanë kompanive energjetike, dhe fatkeqësisht dëgjojmë shumë shpesh ndërprerje të rrymës elektrike njerëzve që përballen me bukën e gojës dhe nuk bëhet ndonjë intervenim, ndërprerje të rrymës të objekteve të tilla të kultit, të cilat nuk sjellin asgjë të mirë, përveç një harxhimi enorm të cilin e paguan shteti”, deklaroi Besim Hoda, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së ish UÇK-së.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Një fëmijë 6 vjeç mbytet në lumin Shkumbin në Tetovë

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se sot në ora 14:00 përmes E-112 është pranuar informacion për një fëmijë 6-vjeçar në lagjen Krasniqi në...

Mullinjë me erë në Tearcë, Neziri nënshkruan memorandum bashkëpunimi me komunën Foiano di Val Fartore

Kreu i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri dje ka pritur në takim delegacionin italian nga komuna e Foiano di Val Fartore, e me këtë...

Fuqia e armëve nordike: Pajisjet ushtarake që Suedia dhe Finlanda do t’ia sillnin NATO-s, pas anëtarësimit në aleancë

Përzgjedhja e pajisjeve ushtarake vendase e armëve dhe automjeteve të prodhuara në vend, të cilat do të forconin arsenalin e NATO-s nëse Finlanda dhe...

Sefer Seferi më 18 Qershor shkund ringun në Zvicër

Bokseri i njohur shqiptar Sefer Seferi pas një pauze të gjatë po rikthehet në arenën sportive dhe këtë e ka bërë të ditur vet...

Maqedonia e Veriut lider në rajon me masat dhe menaxhimin e krizës

Maqedonia e Veriut është lider në rajon me masat dhe menaxhimin me krizën. Këtë informacion e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik...