Makiavelizën i VMRO-së pa vizion dhe sens realiteti

Prej se i fitoi zgjedhjet lokale, VMRO-DPMNE-ja sillet sikur t’i kishte fituar ato parlamentare. Edhe pse janë dy palë zgjedhje krejtësisht të ndryshme, ky sukses i ka dhënë krahë që nateditë të mendojë të kthehet në pushtet. Me gjithë se jemi në kohëra të vështira, kur kërkohet më tepër se çdo herë sjellje të përgjegjshme, kjo parti këmbëngul për zgjedhje të parakohshme, duke bërë presion me shantazhet për bllokim të Kuvendit. Duke licituar me partitë shqiptare e të tjera, mbase pa Levicën s’bëhet asnjë hesap, që të detyrojnë shumicën parlamentare të hapin temën e zgjedhjeve.

Taktikat opozitare nuk diskutohen, ato dhe mund të jenë legjitime, madje edhe kur diçka dëshirohet me çdo kusht, por “tajmingu” që kanë zgjedhur dhe mënyra, si tha presidenti Pendarovski, është katastrofal, ndaj dhe mund të thuhet se shprehin destruktivitetin e kësaj partie në këtë moment.

Ka zëra që flasin se Mickovski po bën veprime “të dirigjuara nga Budapesti”, kjo gjë duhet të shihet. Është fakt se mediat kanë shkruar për vizita të tij në Budapest dhe mundësinë për t’u takuar me ish-kryetarin e VMRO-së, Nikolla Gruevskin. A janë këto implementime të ideve të tij, a strategji “autentike” e Mickovskit, këtë nuk mund ta themi. Oponentët e tij mendojnë se ai ende ndihet borxhli ndaj Gruevskit, që ia la partinë trashëgim. Dikush thotë për t’ia ruajtur vendin.

Është një strategji makiaveliste që me çdo kusht të çohet vendi në zgjedhje të parakohshme në kohë krizash serioze, të brendshme dhe të jashtme. Ato kanë edhe koston e lartë, kur duhet menaxhuar pasojat e këtyre krizave dhe kur shtetit i nevojitet çdo denarë.

Në anën tjetër, është edhe një lloj shkurtpamësie politike që të tentosh të marrish pushtetin, i cili nuk është vetëm përfitim politik, por dhe obligim për t’i menaxhuar këto kriza, ku më tepër mund të dështosh se sa të bësh diçka. Siç tha kryeministri Kovaçevski, në periudhën që vjen, do të kemi krizë edhe më të rëndë, ndaj çdo opozitë e urtë këto barra më së miri e ka t’ia le pushtetit aktual.

Kështu e thotë logjika, por jo dhe Mickovski me disa sateliten e saj nga blloku politik shqiptar, Lëvizjen Besa, e cila është një rrëfim në vete se si i ndërron partnerët në çdo palë zgjedhje…

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Grubi: Në Çarshi të Shkupit përjetësohet emri i Ukshin Hotit

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, znj. Myrvete Hoti, drejtorin e ITSHKSH-së...

Shaqiri: Nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë më në Kosovë, po ndërtojmë shkollë në Bllacë të Poshtme

Nga shtatori i këtij viti, fëmijët e moshës shkollore nga fshati Bllacë e Poshtme i komunës së Çuçer Sandevës nuk do ta ndjekin më...

Sinishtaj porosi për Kosovën: Gjukanoviqi është kriminel!

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, iu ka drejtuar zyrtarëve të shtetit të Kosovës dhe ka theksuar se Millo Gjukanoviq është...

Ali Ahmeti: Ukshin Hoti fabrika e të menduarit cilësor shqiptar

Nga sot një nga rrugët më të frekuentuara të Çarshisë së Vjetër të Shkupit do të mbaj emrin e veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin...

Tre mërgimtarë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas aksidentit në Austri

Në orët e para të mëngjesit autobusi nga Kosova u aksidentua në Austri, në autobanin perëndimor pranë Eugendorf, në orën 03:00 e mëngjesit, shkruan...