Ministri Nuredini: Sigurimi i një të ardhmeje të qëndrueshme është një përgjegjësi e përbashkët

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini sot foli në hapjen e konferencës shkencore ndërkombëtare GREDIT2022 (Green development, green infrastructure, green technology), kushtuar çështjeve mjedisore.

Në fjalimin e tij ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe theksoi se përmes zhvillimit dhe zbatimit të politikave të qëndrueshme dhe investimeve mund të përmirësohen edhe qëllimet ekonomike dhe mjedisore.

Duke theksuar se detyra e autoriteteve qendrore është krijimi dhe miratimi i ligjeve, zbatimi i reformave, sigurimi i investimeve dhe krijimi i kushteve për zhvillim të qëndrueshëm, ministri Nuredini tha se përgjegjësia për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për brezat e ardhshëm është e përbashkët, shkenca të bëjë  hulumtime dhe të ofrojë zgjidhje inovative, dhe të gjithë bashkë si individë të kujdesemi për mjedisin jetësor, të ndryshojmë zakonet e konsumatorëve, të përzgjedhim mbeturinat, të kujdesemi për natyrën.

Në hapje fjalim patën edhe prof. Nikolla Janullovski, Rektori i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, prof. Darko Danev, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe nënkryetari i Shoqatës Ballkanike për Mjedisin BENA, Caner Zanbak.

Konferenca do të zgjasë deri më 8 maj dhe janë dorëzuar mbi 200 punime nga shkencëtarë nga 15 vende, me fokus në temat: ndotja e ajrit, ujit dhe tokës; energjia e rinovueshme; menaxhimi i mbeturinave urbane dhe industriale; efikasiteti energjetik; ndryshimet klimatike; aspektet shëndetësore të ndotjes së mjedisit jetësor; agro-ekologjia dhe menaxhimi me rreziqet mjedisore.

Konferenca është organizuar nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Shkup, Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjive Informatike në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” dhe Bena (Shoqata Ballkanike për Mjedisin), me mbështetjen e Shoqatës Ylli i 6-të.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Një fëmijë 6 vjeç mbytet në lumin Shkumbin në Tetovë

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se sot në ora 14:00 përmes E-112 është pranuar informacion për një fëmijë 6-vjeçar në lagjen Krasniqi në...

Mullinjë me erë në Tearcë, Neziri nënshkruan memorandum bashkëpunimi me komunën Foiano di Val Fartore

Kreu i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri dje ka pritur në takim delegacionin italian nga komuna e Foiano di Val Fartore, e me këtë...

Fuqia e armëve nordike: Pajisjet ushtarake që Suedia dhe Finlanda do t’ia sillnin NATO-s, pas anëtarësimit në aleancë

Përzgjedhja e pajisjeve ushtarake vendase e armëve dhe automjeteve të prodhuara në vend, të cilat do të forconin arsenalin e NATO-s nëse Finlanda dhe...

Sefer Seferi më 18 Qershor shkund ringun në Zvicër

Bokseri i njohur shqiptar Sefer Seferi pas një pauze të gjatë po rikthehet në arenën sportive dhe këtë e ka bërë të ditur vet...

Maqedonia e Veriut lider në rajon me masat dhe menaxhimin e krizës

Maqedonia e Veriut është lider në rajon me masat dhe menaxhimin me krizën. Këtë informacion e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik...