Shqiptari nga Amerika: Akuza e re ndaj Thaçit është kurth mbrenda Kosovës për të njollosur UÇK-në

Akuza e re ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve ka ngjallur reagime të shumta jo vetëm në Kosovë por edhe jasht saj.

Një reagim i tillë ka ardhur edhe nga Flamur Ballazhi, njohësi i çështjeve të jashtme dhe i diplomuar në SHBA, në Shkencat Politike dhe të drejtat e njeriut në Univerzitetin e Illinios të Chicagos.

Sipas Ballazhit, akuza e re është hartuar nga mbrenda Kosovës por me ndihmen e sherbimeve sekrete armike të Kosovës.

“komplot mbas shpine ku mungojnë baza dhe faktet e akuzës; koercion ky komploti dhe kurth i kordinuar nga dora e gjatë e sherbimeve sekrete serbe me disa bashkepunëtorë te tyre qe i kane mbrenda Kosovës si i vetmi qëllim dhe fakt i padrejtë i pajustifikueshëm për të njollosur UÇK”, thotë me tutje Ballazhi.

Ky është reagimi i tij:

Reagim ndaj akuzës së re të Presidentit Hashim Thaqi!

Hashim Thaqit padrejtesisht i eshte ngritur edhe nje akuzë e re me një retorikë të pajustifikueshme, komplot mbas shpine ku mungojnë baza dhe faktet e akuzës; koercion ky komploti dhe kurth i kordinuar nga dora e gjatë e sherbimeve sekrete serbe me disa bashkepunëtorë te tyre qe i kane mbrenda Kosovës si i vetmi qëllim dhe fakt i padrejtë i pajustifikueshëm për të njollosur UÇK dhe luftën e drejtë çlirimtare deri ne clirimin e Kosovës! Hashim Thaqit kjo akuzë e re erdhi si shkak i zërave mbrenda Kosovës nën kordinim me strukturat e shërbimit sekret serb. Kjo akuzë e re ka prapavija politike dhe nuk është e bazuar në fakte; perkundrazi e qellimshme per të favorizuar Sërbinë që krey gjenocid mbi popullatën civile në Kosovë dhe Kosova si viktimë ne kete rast, ku në mbrojtje të vendit i dolën Hashim Thaqi me bashkëluftëtarët e tij ku ne mbrojtje u erdhen popullit të Kosovës nga okupatori sërb që tentonte të bëjë spastrim etnik të shqipëtarëve të Kosovës dhe kreu krimet me te medha kundër njerëzimit ne Ballkan.

Hashim Thaqit ju ngritë një akuzë e re si justifikim I pajustifkueshem nga zërat mbrenda Kosovës në bashkëpunim me shërbimet sekrete të Beogradit për të dëmtuar luften clirimtare te Kosoves dhe njekohesisht imazhin dhe pafajesine e Hashim Thaqit i cili e paguan çmimin edhe sot ne Liri per te vetmin qellim që ai mbrojti Kosovën drejt clirimit, miqësinë e madhe me SHBA deri në shtetndërtimin dhe Pamvaresine e Kosoves.

Ndonese pse valle kjo Gjykate e padrejte po akuzon Hashim Thaqin me bashkëluftëtarët e tij?! Sepse Hashim Thaqi është hero i luftës dhe paqes që u bazua në mbrojtjen e normave njerëzore dhe u betua në ligjin ushtarak se do të veprojë me maturi te madhe duke mos dëmtuar palën civile serbe. Ai mbrojti vendin dhe popullin e tij nga agresori serb dhe paraprakisht kurrë nuk bëri as edhe krimin më të vogël ndaj civilëve te pafajshem.

Kjo padrejtësi e madhe nga ana e një Gjykate në vend që të mbrojë vlerat dhe normat e ligjit ndërkombëtar në bazë të fakteve; ato bazohen në bazë të zërave të ndryshëm, zëra që vinë nga ana e disa strukturave mbrenda Kosoves dhe shërbimeve sekrete serbe! Drejtesia vonon por nuk harron! Pafajesia e Hashim Thaqit edhe pse nga ngritja e nje akuze te re e pa bazuar në fakte drejtesia dhe pafajësia ndaj figurës së tij është e normave të larta njerëzore! Historia bëhet nuk rishkruhet. Njerëz të mëdhenj bënë historinë dhe do të figurojnë në historinë më të lavdishme të kombit shqipëtar! Me respekt, Flamur.B🇦🇱🇺🇸🇽🇰

https://www.facebook.com/100009704169749/posts/1712499905750132/?d=n

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Një fëmijë 6 vjeç mbytet në lumin Shkumbin në Tetovë

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se sot në ora 14:00 përmes E-112 është pranuar informacion për një fëmijë 6-vjeçar në lagjen Krasniqi në...

Mullinjë me erë në Tearcë, Neziri nënshkruan memorandum bashkëpunimi me komunën Foiano di Val Fartore

Kreu i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri dje ka pritur në takim delegacionin italian nga komuna e Foiano di Val Fartore, e me këtë...

Fuqia e armëve nordike: Pajisjet ushtarake që Suedia dhe Finlanda do t’ia sillnin NATO-s, pas anëtarësimit në aleancë

Përzgjedhja e pajisjeve ushtarake vendase e armëve dhe automjeteve të prodhuara në vend, të cilat do të forconin arsenalin e NATO-s nëse Finlanda dhe...

Sefer Seferi më 18 Qershor shkund ringun në Zvicër

Bokseri i njohur shqiptar Sefer Seferi pas një pauze të gjatë po rikthehet në arenën sportive dhe këtë e ka bërë të ditur vet...

Maqedonia e Veriut lider në rajon me masat dhe menaxhimin e krizës

Maqedonia e Veriut është lider në rajon me masat dhe menaxhimin me krizën. Këtë informacion e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik...