Blendi Fevziu viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Ata ishin në gjendje shumë të mirë

Gazetari shqiptar dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët ndodhen në Dhomat e Paraburgimit në Hagë.

Përmes një videomesazhi të publikuar në Facebook, ku shfaqet para dyerve të burgut të Hagës, Fezviu njoftoi se është takuar me ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Hashim Thaçi.

Me të tha se ka biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Pas kësaj dere ndodhen katër nga drejtuesit më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe katër nga drejtuesit e mëpasshëm politikë të Kosovës së pavarur: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Unë vizitova sot Hashim Thaçin, ish-president dhe ish-kryeministër i Kosovës. Ai ishte në një gjendje shumë të mirë, qoftë psikologjike apo fizike. Edhe të akuzuarit e tjerë janë në gjendje të mirë”, deklaroi Fevziu.

Mes tjerash, gazetari shqiptar ka shprehur bindjen se akuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së është e pavërtetë dhe nuk mund të vërtetohet.

“Është një akuzë e ngritur politikisht, por që nuk argumentohet. Ata po bëjnë sot betejën e tyre të dytë, pas betejës për pavarësinë e Kosovës, pas betejës për ta hequr zgjedhën serbe, e cila ka ngritur kaq varre masive në Kosovë”, deklaroi Fevziu.

https://m.facebook.com/blendifevziu/videos/4648563885244319/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Projekti që ka rindizur sherrin mes Leonorës dhe Norës, kunjat në dhomat e zhveshjes dhe përfshirja e miqve VIP

Të gjithë ishin shumë të fokusuar të shikonin ribashkimin e Borës dhe Donaldit në sfilatën e Valdrin Sahitit dhe dashur pa dashur mbeti jashtë...

Operacioni që riktheu dinjitetin e Drejtësisë kundër krimiṯ

Nga Mero Baze Ka tri ditë që shtypi shqiptar është kthyer në një telenovelë krimi, për shkak të rrjedhjes së dosjeve të një liste prej...

Kryeministri i ri australian Entoni Albaneze nesër do të bëjë betimin

Kryeministri i sapozgjedhur australian, Entoni Albaneze, nesër duhet të betohet, pas fitores së tij të djeshme në zgjedhje parlamentare të Partisë laburiste, njofton DPA. Albaneze...

Ambasadori amerikan në Beograd: Kosova dhe Ukraina janë dy situata të ndryshme

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka thënë se Ukraina dhe Kosova janë “situata shumë të ndryshme”, duke bërë thirrje që ajo që ndodhi...

Dendias nesër e fillon mini turneun në Tiranë, Sarajevë dhe Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias prej nesër deri të mërkurën do t’i vizitojë Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën dhe Maqedoninë e...