Pas me shume se dy orë lojë përfundon pa gola ndeshja Shkëndija-Shkupi

Përballja derbi në mes skuadrave të Shkëndijës dhe FC Shkupi, në kuadër të javës së parafundit të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, kaloi me disa incidenteve dhe situatave të tensionuara brenda dhe jashtë stadiumit në Tetovë. Për të evituar incidentet tifozët e FC Shkupit, “Shvercerët” u ndaluan në daljen e parë nga Shkupi nga ana e forcave të mëdha policore, me pretekst se nuk kanë leje nga organizatori i ndeshjes që të jenë prezent në stadum, pasi që i njëjti nuk mund të garantojë sigurinë.

Ndërkohë në hyrje të stadiumit në Tetovë, pjesa e kryesisë së FC Shkupit dhe futbollistët, u sulmuan nga tifozët vendas, në momentin kur iu drejtuan zhveshtores. Një flakadan u hodh në drejtimin e tyre, me çrast një futbollist i FC Shkupit ishte shtrirë në tokë.

Pjesa e tensionit u transferua edhe në terrenin e gjelbër, ku kishte disa herë ndërprerje të ndeshjes, për shkak të hedhjes së mjeteve prioteknike dhe gjesendeve në terrenin e gjelbër, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, një futbollist mysafirë u godit me gjësend të fortë dhe u detyrua të kërkojë ndihmë mjekësore.

Në mninutën e 80-të, u godit me gjësend edhe arbitri anësor i ndeshjes, pas së cilës kishte edhe përleshje mes futbollistëve në terrenin e gjelbër, ndërsa publiku filloi të hjedh gjësende të ndryshme në terrenin e gjelbër. Ndeshja u ndërpre për më shumë se 10 minuta, me mysafirët që kërkonin ndërprerje të ndeshjes dhe largimin nga terreni i gjelbër. Mirëpo pas një pauze të vogël, futbollistët u kthyen në terren.

Deri në fund të takimit, Shkëndija kishte edhe penalti, pas ndërhyrjes ndaj Dorievit, mirëpo i njëjti nuk arrin të konvertojë në gol. Në ditët në vijim, pritet që të deklarohet Komisari i Garave dhe ai i Disiplinës pran Federatës së Futbollit në lidhje me këto incidente brenda dhe jashtë stadiumit. Ndërkohë sa i përket rezultatit, përballja u mbyll pa fitues dhe pa gola. Me këtë pikë të arkëtuar, skuadra e Shkëndijës siguron pjesëmarrjen në garat evropiane, pasi që ka 3 pikë më shumë se Makedonija Gjorçe Petrovi, i cili u mund nga Struga Trim Lum me 3-1. Në garat evropiane do të shkojë edhe Akademia Pandev, që mundi Rabotniçkin me 2-1 dhe mbyll sezonin në vendin e dytë, menjëhërë pas FC Shkupit.

Në ndeshjet e tjera dominuan vendasit, kur Renova me 2-0 mundi Skopjen, Pelisteri shënoi fitore me 2-1 ndaj Borecit, ndërsa Bregallnica me 1-0 mundi Tikveshin.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Grubi: Në Çarshi të Shkupit përjetësohet emri i Ukshin Hotit

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, znj. Myrvete Hoti, drejtorin e ITSHKSH-së...

Shaqiri: Nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë më në Kosovë, po ndërtojmë shkollë në Bllacë të Poshtme

Nga shtatori i këtij viti, fëmijët e moshës shkollore nga fshati Bllacë e Poshtme i komunës së Çuçer Sandevës nuk do ta ndjekin më...

Sinishtaj porosi për Kosovën: Gjukanoviqi është kriminel!

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, iu ka drejtuar zyrtarëve të shtetit të Kosovës dhe ka theksuar se Millo Gjukanoviq është...

Ali Ahmeti: Ukshin Hoti fabrika e të menduarit cilësor shqiptar

Nga sot një nga rrugët më të frekuentuara të Çarshisë së Vjetër të Shkupit do të mbaj emrin e veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin...

Tre mërgimtarë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas aksidentit në Austri

Në orët e para të mëngjesit autobusi nga Kosova u aksidentua në Austri, në autobanin perëndimor pranë Eugendorf, në orën 03:00 e mëngjesit, shkruan...