Si po dështon Bilall Kasami në menaxhimin me kafshët endacake, thotë se ka mbi 600 qenë në rrugë

Pas dështimit të projektit rajonal të trajtimit të qenve endacakë në Pollog, komunat përveshin mëngët për zgjidhje lokale të këtij problemi. Zgjidhja kësaj radhe nuk do të jetë sikurse në të shkuarën, sidomos në Tetovë, thotë kreu i komunës Bilall Kasami, kur komuna në vit ndante dhjetëra mijëra euro ndërsa problemi sërish mbetej pa zgjidhje. Madje asnjëherë nuk dihej, kur dhe sa qenë endacakë janë trajtuar, shkaku i një mungese të kontrollit nga ana e komunës, mbi firmën që bënte trajtimin e tyre. Komuna e Tetovës thotë se po shqyrton mundësinë që problemi i qenve endacak të zgjidhet jo vetëm përmes qendrës për trajtimin e qenve por edhe adoptimit të tyre nga banorët.

“Atë që e kam si informatë nga marrja e mandatit, ka qenë problematike, sepse ka pasur një kontratë diku rreth 50 000 euro dhe ato shërbime ishin kryer para kohe dhe pagesa diku në muajin e nëntë apo dhjetë, dhe nuk ka një raport të qartë se çfarë punësh janë bërë dhe kush e ka mbikëqyr atë proces. Bëra pyetje shumë direkte drejt kompanisë së kush ka mbikëqyr këtë proces të realizimit të obligimeve të dala nga kontrata dhe rrjedhimisht edhe pagesën e obligimeve dhe nuk mora përgjigje. Kjo fatkeqësisht është një nga shumë rastet, kontratat që duhet t’i konstatoj revizioni nëse janë bërë në bazë të ligjeve”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës

Të pyetur për dyshimet e Kasamit, drejtuesit e firmës që për dy vite bëri trajtimin e qenve endacakë në Tetovë, për Alsat janë përgjigjur se, komuna ka lëshuar mjete për trajtim të vetëm 250 qenve ndërkohë që në rrugë ka mbi 600. Drejtuesit firmës madje janë shprehur se, që prej 2018, përbërja e kaluar e komunës së Tetovës nuk ka paguar asnjë denar në llogari të firmës.

Për zgjidhjen e problemit përmes ndërtimit të një qendre rajonale për trajtim të qenve endacakë, UNDP dhe Qeveria zvicerane ndanë fonde për projektin në fjalë, por regjioni planor i Pollogut nuk ia doli të shfrytëzoj këto mjete, shkaku i mos gjetjes së vendit se ku do ndërtohej kjo qendër. /Alsat

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Një fëmijë 6 vjeç mbytet në lumin Shkumbin në Tetovë

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se sot në ora 14:00 përmes E-112 është pranuar informacion për një fëmijë 6-vjeçar në lagjen Krasniqi në...

Mullinjë me erë në Tearcë, Neziri nënshkruan memorandum bashkëpunimi me komunën Foiano di Val Fartore

Kreu i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri dje ka pritur në takim delegacionin italian nga komuna e Foiano di Val Fartore, e me këtë...

Fuqia e armëve nordike: Pajisjet ushtarake që Suedia dhe Finlanda do t’ia sillnin NATO-s, pas anëtarësimit në aleancë

Përzgjedhja e pajisjeve ushtarake vendase e armëve dhe automjeteve të prodhuara në vend, të cilat do të forconin arsenalin e NATO-s nëse Finlanda dhe...

Sefer Seferi më 18 Qershor shkund ringun në Zvicër

Bokseri i njohur shqiptar Sefer Seferi pas një pauze të gjatë po rikthehet në arenën sportive dhe këtë e ka bërë të ditur vet...

Maqedonia e Veriut lider në rajon me masat dhe menaxhimin e krizës

Maqedonia e Veriut është lider në rajon me masat dhe menaxhimin me krizën. Këtë informacion e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik...