Ahmeti: Duhet të marrim vendime të guximshme, nga integrimi në BE përfitojmë të gjithë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte ishte i ftuar në emisionin debativ “Klan Debat” në Klan Macedonia. Duke folur për rethanat aktuale politike, menaxhimin e krizës globale, kontestin me Bullgarinë dhe integrimin e vendit në BE, kreu i BDI-së foli edhe për iniciativën e bllokimit të Kuvendit nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe mbështetjen që merr nga Lëvizja Besa.

 

“Bllokadat, bojkotet, sabotazhet në proceset demokratike me demokraci të përparuar nuk kanë vend tek ne dhe mendoj se ky paralajmërim i VMRO për bllokadë të Parlamentit nuk i bën mirë shëndetit të partisë së tyre, sepse nuk mbështetet nga asnjë vend demokratik nga vendet ku ne pretendojm të jemi bashkë atje, në këto procese përparësi i jepet vizionit”, ka thënë Ahmeti duke pyetur se cili është vizioni dhe qëllimi i tyre me bojkotin apo sabotazhën ose bllokadën.

 

“A duan të përmirësojnë imazhin e partisë apo duan të jenë vrima e zezë në vend se di. Bojkoti nuk ka përkrahje nga asnjë vend me demokraci të përparuar, nuk e di cila është agjenda e tyre por të sabotosh ligjet që janë në dobi të vendit do të thotë se nuk do fitojnë ndonjë imazh të mirë para qytetarëve. Zani kohën e kemi pëpara dhe do shohim cila është agjenda sepse unë fola parimisht dhe e di se nuk kanë përkrahjen e asnjë vendi të BE, ato janë kundër këtyre strategjivee sepse janë në dëm të zhvillimeve dhe proceseve”, ka theksuar kështu Ahmeti.

 

Duke folur më tej mbi legjitimitetin e Qeverisë, kreu i BDI-së ka shtuar se Qeveria ka legjitimitet të plotë dhe se e drejt e opozitës është që të bardhës t’i thotë e zezë ndërsa vlerësimin e bëjnë qytetarët.

 

“Plotësisht, kjo Qeveri ka legjitimitet sepse Zaev ka shpallur kandidaturën për kryeministër dhe është votuar LSDM, është votuar BDI dhe partitë e ne jemi sistem parlamentar kush fiton shumicën ai e bën qeverinë dhe brenda katër viteve do të varet sa do e jetëson platformën e prezantuar. Nëse nuk arrinë pas katër viteve ta realizosh atë, do të shohim a do fitoni mandatin, fole atë që e bën dhe njerëzit vlerësojnë nga ajo që bën, e jo nga ajo që premton e nuk e bën”, ka thënë më tej Ahmeti duke shtuar se e drejta e opozitës është që të bardhës t’i thotë e zezë.

 

“Mos prisni që opozita të bëj orkestër folklori dhe të këndojë për punët e Qeverisë, opinioni është ai që vlerëson dhe gjykon, pse janë mediat të shohin të bardhën dhe të zezën”, ka theksuar më tej Ahmeti.

 

Sa i takon zgjedhjeve të parakohshme, në qoftë se VMRO mendon që për shkak të krizës globale vendi të shkojë në zgjedhje, atëherë tërë Europa duhet të shkojë në zgjedhje, ka shtuar më tej Ahmeti gjatë debatit.

 

“Vendi shkon në zgjedhje nëse ka krizë dhe ne kemi provuar nga ajo që kemi përjetuar më herët. Vendi ka qenë në krizë të thellë në vitin 2015-16 me skandalin e përgjimeve por në këto rrethana kur ne kemi krizë serioze duhet që qasjen ta kemi më serioze për të krijuar momente më të mira për tejkalimin e situatës, duke qenë kontribues për një paqe më të fortë dhe ne me të gjithë kapacitetet që kemi jemi anagazhuar që të jemi kontribues në paqëbërje. Ne bëjmë përpjekje të zgjidhim kontestin me Bullgarinë dhe unë do isha dakorduar me Mickoskin sikur të kishte apeluar për një takim të tillë sepse problemi me Bullgarinë na paraqet problem serioz në hapjen e negociatave, jo rastësisht insistojmë dhe kemi punuar gati dy dekada që vendi jonë të jetë pjesë e NATO dhe BE. E shohim si të dobishme pasiqë kështu kontribojmë në sigurinë më të madhe, vetëm një krahasim të bëhet sikur në këtë krizë të jashtëzakonshme si do të kishim vepruar sikur mos ishim pjesë e NATO-s”, ka thënë Ahmeti.

 

Situata e menaxhuar në kohë të krizës globale dhe rritje të çmimeve, Ahmeti ka thënë se si Qeveri është menaxhuar shumë mirë madje edhe më mirë se disa vende të rajonit.

 

“Ne po përballemi me krizë globale e cila reflekton edhe në vendin tonë, e dini se rritja e çmimeve por ne kemi bërë të pamundurën si qeveri nuk kemi qenë sehirxhi për zgjidhje më të mirë dhe tejkalim të krizës, në të gjitha vendet e rajonit ka pasur rritje të derivateve dhe të ushqimeve dhe energjisë dhe qeveria jonë ka marë masa tepër të forta të analizuara që mos të ndihet tek qytetari dhe mendoj që më mirë se secili vend i rajonit e kemi menaxhuar situatën”, ka thënë kreu i BDI-së Ahmeti.

 

Duke folur më tej në debat Ahmeti ka shtuar se pret epilog pozitiv sa i përket kontestit me Bullgarinë dhe se nga integrimi në BE përfitojnë të gjithë qytetarët e vendit dhe jo vetëm.

 

“Kemi një fenomen tjetër që duhet parë në mënyrën më analitike, kemi kontest me Bullgarinë dhe këtë qytetarët e dinë se kontesti është për çështje historike dhe gjuhësore, pranimit të shtetit etj. Të njejtën situatë e kemi pasur dhe me grekët por u mbyll me ato dhe u hap rruga drejt NATO. Bullgaria është anëtare e BE, statuti i tyre është që edhe të vegjlit kanë të drejtën e vetos në këto institucione. Gjithë kjo zvarritje ndikon tek qytetarët. Me shqetësim i ndjek prononcimet e qytetarëve kur shprehen kundër Uashingtonit se gjoja se për gjithçka vendosin ata, këto gjëra nuk qëndrojnë, përse të kualifikohen këto qëndrime. Është mjaft shqetësuese qasja e një pjesë të qytetarëve në vend, përpjekjet duhet bërë me palën bullgare dhe të hapen negociatat. Pres epilog pozitiv të ketë, se problemet historike le t’i zgjedhin shkencëtarët dhe historianët, ne duhet të marim vendime të guximshme politike sepse dobitë nuk ka nevojë t’i përsërisim sepse do kemi të gjithë përfitime”, ka sqaruar më tej Ahmeti.

https://fb.watch/cVaOEqr45x/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Kush është ish ushtari nga Hotla e Kumanovës, që po siguron boksierin e njohur botëror Conor McGregor në Kanë?

Deri sa përpiqemi t’i afrohemi yllit botëror të boksit Conor McGregor në turmën e madhe prej qindra gazetarëve në Festivalin e filmit në Kanë,...

Drejtësia dhe ndryshimet në modelin zgjedhor, Nuhiu: Do të angazhohemi për kod më të mirë zgjedhor

Ministria e Drejtësisë ka filluar procesin e përgaditjes së  ndryshimeve të modelit aktual zgjedhor dhe për këtë rast autoritetet e kësaj ministrie u kanë...

Lija e majmunit po i afrohet vendit, epidemilogu Elezi: Nuk ka hapësirë për panik, nuk është vdekjeprurëse

Lija e Muajmunëve është një tjetër virus që po përhapet nëpër Botë. Në Maqedoni ende nuk ka të infektuar, por dyshohet për një rast...

Afro një vit nën qeverisjen e talebanëve, thellohet varfëria në Afganistan! Qytetarët qëndrojnë në rradhë për të marrë ushqim

Dy radhë të gjata, njëra me burra, tjetra me gra, janë krijuar rreth një vendi të shpërndarjes së ndihmave të Programit Botëror të Ushqimit...

Dasmat në prag, bizneset “fërkojnë” duart

Sezoni veror në vendin tonë pritet më padurim nga ata të cilët planifikojnë të organizojnë dasmat e tyre. Edhe me më shumë padurim e...