Nga nesër pritet bllokadë aktive e Parlamentit

Afati i dhënë nga VMRO-DPMNE për fillimin e bisedimeve për zgjedhjet e parakohshme skadon sot, dhe nëse nuk ka marrëveshje për lidership për këtë çështje, opozita nga nesër ka paralajmëruar bllokadë aktive të Kuvendit.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje ishte i vendosur se nuk do të ketë takim lidershipi të bazuar në shantazhe dhe kërcënime, ndërsa bllokadën e paralajmëruar gjatë luftës në Ukrainë dhe në kohë krize e cilësoi si hap të papërgjegjshëm.

Nga aeroporti sportiv “Stenkovec” në Shkup ku u mbajt Dita e hapur për ekspozimin e avionëve që është pjesë e stërvitjes “Swift Response 22”, kryeministri Kovaçevski tha se mund të ketë takim lidershipi, por për çështjet që janë strategjike, që nënkupton një jetë më të mirë të qytetarëve dhe lidhur me përballjen me krizën energjetike.

“Mbledhje lidershipi e bazuar në shantazhe dhe kërcënime, duke e parë kryetarin e VMRO-DPMNE-së duke numëruar mbrapsht si në një film të keq aksion, nuk do të ketë, ky është qëndrim i të gjitha partive politike nga blloku ynë”, tha Kovaçevski.

Lidhur me shpalljen e bllokadës së Kuvendit nga partia më e madhe opozitare gjatë luftës në Ukrainë dhe në kohën kur çmimet e energjisë dhe ushqimeve janë vazhdimisht në rritje, ai tha se kjo është e papërgjegjshme dhe për qëllime politike.

Sipas VMRO-së, Maqedonia është në disa kriza, dhe këto kriza sipas tyre, shkaktohet nga krimi dhe paaftësia e menaxherëve në energjetikë dhe në ekonominë shtetërore.

“Të dyja krizat e mëdha janë rezultat i LSDM-së dhe BDI-së. Dhe nuk mund të japin zgjidhje, sepse nuk dinë dhe nuk kanë plan”, thonë nga partia opozitare.

Pas shpalljes së sondazhit dje, LSDM-ja theksoi se ky hulumtim është një përpjekje e dëshpëruar e VMRO-së për ta inkurajuar Hristijan Mickoskin në hapat e tij destruktiv dhe bllokada me sondazhe të porositura dhe të falsifikuara.

Nga LSDM thanë se në Kuvend mbeten të bllokuara disa zgjidhje ligjore, si Ligji për Qendrën Klinike, Ligji për Mësimdhënësit dhe Bashkëpunëtorët Profesionistë në Shkollat ​​Fillore dhe të Mesme, Ligji për Shërbimin në Ushtri dhe të tjera, vetëm për shkak të VMRO-së.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Kush është ish ushtari nga Hotla e Kumanovës, që po siguron boksierin e njohur botëror Conor McGregor në Kanë?

Deri sa përpiqemi t’i afrohemi yllit botëror të boksit Conor McGregor në turmën e madhe prej qindra gazetarëve në Festivalin e filmit në Kanë,...

Drejtësia dhe ndryshimet në modelin zgjedhor, Nuhiu: Do të angazhohemi për kod më të mirë zgjedhor

Ministria e Drejtësisë ka filluar procesin e përgaditjes së  ndryshimeve të modelit aktual zgjedhor dhe për këtë rast autoritetet e kësaj ministrie u kanë...

Lija e majmunit po i afrohet vendit, epidemilogu Elezi: Nuk ka hapësirë për panik, nuk është vdekjeprurëse

Lija e Muajmunëve është një tjetër virus që po përhapet nëpër Botë. Në Maqedoni ende nuk ka të infektuar, por dyshohet për një rast...

Afro një vit nën qeverisjen e talebanëve, thellohet varfëria në Afganistan! Qytetarët qëndrojnë në rradhë për të marrë ushqim

Dy radhë të gjata, njëra me burra, tjetra me gra, janë krijuar rreth një vendi të shpërndarjes së ndihmave të Programit Botëror të Ushqimit...

Dasmat në prag, bizneset “fërkojnë” duart

Sezoni veror në vendin tonë pritet më padurim nga ata të cilët planifikojnë të organizojnë dasmat e tyre. Edhe me më shumë padurim e...