Arben Taravari nënkryetar i ASH-së, shpallet konkurs për kryetarët e degëve

Kryesia e Aleancës për Shqiptarët mbrëmë (09.05.2022) mbajti mbledhjen e parë, pas Kongresit të Dytë dhe mbledhjes së Kuvendit. Me ndryshimet e reja në organizimin partiak, Aleanca për Shqiptarët do të ketë vetëm një nënkryetar dhe anëtarët e kryesisë unanimisht vendosën që nënkryetar të zgjidhet Arben Taravari.

Organet e tjera partiake do të zgjidhen gjatë mbledhjeve të ardhëshme të kryesisë.
Në këtë mbledhje u vendos që konkursi për kandidatët për kryetarë të degëve të ASH-së të shpallet më 16 maj deri më 23 maj.

“Inkurajojmë çdokënd që beson se ka aftësitë dhe vizionin e duhur për drejtimin e degëve lokale të ASH-së, të aplikojë dhe të bëhet pjesë e garës”, tha kryetari i ASH-së, Ziadin Sela në një deklaratë për media pas mbledhjes.

Në konferencën për media kryetari Ziadin Sela shpalosi qëndrimet partiake edhe mbi zhvillimet e fundit të cilat poashtu u diskutuan në mbledhjen e djeshme.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Një fëmijë 6 vjeç mbytet në lumin Shkumbin në Tetovë

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se sot në ora 14:00 përmes E-112 është pranuar informacion për një fëmijë 6-vjeçar në lagjen Krasniqi në...

Mullinjë me erë në Tearcë, Neziri nënshkruan memorandum bashkëpunimi me komunën Foiano di Val Fartore

Kreu i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri dje ka pritur në takim delegacionin italian nga komuna e Foiano di Val Fartore, e me këtë...

Fuqia e armëve nordike: Pajisjet ushtarake që Suedia dhe Finlanda do t’ia sillnin NATO-s, pas anëtarësimit në aleancë

Përzgjedhja e pajisjeve ushtarake vendase e armëve dhe automjeteve të prodhuara në vend, të cilat do të forconin arsenalin e NATO-s nëse Finlanda dhe...

Sefer Seferi më 18 Qershor shkund ringun në Zvicër

Bokseri i njohur shqiptar Sefer Seferi pas një pauze të gjatë po rikthehet në arenën sportive dhe këtë e ka bërë të ditur vet...

Maqedonia e Veriut lider në rajon me masat dhe menaxhimin e krizës

Maqedonia e Veriut është lider në rajon me masat dhe menaxhimin me krizën. Këtë informacion e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik...