327 milionë eurot e institucioneve për “mallra dhe shërbime”, para që shpeshherë lidhen me raste korrupsioni

Mobilim, blerje automjetesh të reja, sponsorizime dhe reklama, udhëtime zyrtare dhe përdorim i automjeteve zyrtare.

Të gjitha këto kosto të institucioneve janë përfshirë në kategorinë e emërtuar “mallra dhe shërbime”, në buxhetin qendror në vlerë prej 327 milionë euro, shkruan Alsat.

Qeveria bëri të ditur se me rishikimin e arkës së shtetit deri në fund të këtij viti, kjo kategori do të duhet të reduktohet për 100 milionë euro.

Sipas buxhetit për këtë vit, për blerjen e mobilieve janë ndarë 1,8 milionë euro, ndërsa për vetura 5,4 milionë euro.

BUXHETI PËR VITIN 2022

Mallra dhe shërbime 327 milionë euro

Mobilie 1,8 milion euro

Automjete 5,4 milionë euro

Shpenzimet e mëdha joproduktive të para publike prej vitesh janë objekt i kritikave në opinion. Ekspertët e ekonomisë thonë se duhen reforma në vetë buxhetin, që çdo qindarkë e shpenzuar të japë rezultat, dhe të mos shkojë në shpenzime të panevojshme.

“Ne në mënyrë deklarative themi se këtë vit kemi buxhet zhvillimor, por kur ta shohim gjendjen faktike të atij buxheti, nuk ngjan në asgjë, përveç në buxhet shpenzues. Nga njëra anë ke shpenzime operative që i bëni gjatë gjithë vitit për rroga dhe kontribute, për të pasur një likuiditet dhe nga ana tjetër ke kosto joproduktive për blerjen e makinave, mobilieve pa qëllim…”, tha Abil Baush- Profesor.

Krahas kategorisë “mallra dhe shërbime”, nga buxheti çdo vit ndahen gjysmë miliardë euro për pagesën e pagave dhe shtesave.

Për momentin, për shkak të krizës, Qeveria ka miratuar një sërë masash shtrënguese për ministrat dhe drejtorët, të cilët duhet patjetër ti ulin shpenzimet për mallra dhe shërbime, me 10 për qind, dhe 50 për qind për reprezentime, reklama dhe sponsorizime.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Një fëmijë 6 vjeç mbytet në lumin Shkumbin në Tetovë

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se sot në ora 14:00 përmes E-112 është pranuar informacion për një fëmijë 6-vjeçar në lagjen Krasniqi në...

Mullinjë me erë në Tearcë, Neziri nënshkruan memorandum bashkëpunimi me komunën Foiano di Val Fartore

Kreu i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri dje ka pritur në takim delegacionin italian nga komuna e Foiano di Val Fartore, e me këtë...

Fuqia e armëve nordike: Pajisjet ushtarake që Suedia dhe Finlanda do t’ia sillnin NATO-s, pas anëtarësimit në aleancë

Përzgjedhja e pajisjeve ushtarake vendase e armëve dhe automjeteve të prodhuara në vend, të cilat do të forconin arsenalin e NATO-s nëse Finlanda dhe...

Sefer Seferi më 18 Qershor shkund ringun në Zvicër

Bokseri i njohur shqiptar Sefer Seferi pas një pauze të gjatë po rikthehet në arenën sportive dhe këtë e ka bërë të ditur vet...

Maqedonia e Veriut lider në rajon me masat dhe menaxhimin e krizës

Maqedonia e Veriut është lider në rajon me masat dhe menaxhimin me krizën. Këtë informacion e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik...