Maqedonia e Veriut do të ftojë Abazoviqin dhe Kurtin në Samitin e ardhshëm të “Ballkanit të Hapur”

Në samitin e ardhshëm të iniciativës “Ballkani i Hapur” që duhet të mbahet në fund të majit ose fillim të qershorit do të jenë të ftuar edhe liderët e Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, tha Marijan Zabrçanec, Koordinator Kombëtar i Qeverisë për “Ballkanin e Hapur” dhe iniciativa rajonale.

Ftesa në vazhdimësi është e hapur për Malin e Zi, Kosovën dhe Bosnjën dhe Hercegovinën. Liderët e këtyre vendeve do të marrin ftesë edhe në samitin e ardhshëm që do të mbahet në Maqedoninë e Veriut. “Ballkani i Hapur” ka politikë të hapjes së dyerve në vazhdimësi për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, çka do të thotë në samitin e ardhshëm të gjithë liderët e vendeve nga rajoni, përfshirë edhe Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjën dhe Hercegovinën do të jenë të ftuara”, tha për “Sloboden Peçat” Marijan Zabrçanec.

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, vendi i të cilit deri më tani ka pasur rezerva në lidhje me nismën, nëse është politike për të adresuar çështje të caktuara etnike apo ekonomike, tha se ai ishte në favor të nismës rajonale të Ballkanit të Hapur.

Ballkani i Hpaur është bërë për gjashtë vendet, nuk është bërë për pesë vende e gjysmë ose për tre vende e gjysmë. Çdokush që merr pjesë përfaqëson veten dhe vendin e tij. Mendimi im, ndoshta gaboj, është se interesi më i madh në rajon është që Kosova të jetë në cilëndo iniciativë rajonale”, tha Abazoviq.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Ambasadori amerikan në Beograd: Kosova dhe Ukraina janë dy situata të ndryshme

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka thënë se Ukraina dhe Kosova janë “situata shumë të ndryshme”, duke bërë thirrje që ajo që ndodhi...

Dendias nesër e fillon mini turneun në Tiranë, Sarajevë dhe Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias prej nesër deri të mërkurën do t’i vizitojë Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën dhe Maqedoninë e...

Bekteshi në takim me tregtarët e rajonit Ohër-Strugë për ndryshimet e Ligjit, e Diela të jetë ditë pune

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot në Ohër do të realizojë takim me tregtarët nga rajoni Ohër-Strugë. Në takim, siç informoi Ministria dikateriale, do t’i...

Një fëmijë 6 vjeç mbytet në lumin Shkumbin në Tetovë

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se sot në ora 14:00 përmes E-112 është pranuar informacion për një fëmijë 6-vjeçar në lagjen Krasniqi në...

Mullinjë me erë në Tearcë, Neziri nënshkruan memorandum bashkëpunimi me komunën Foiano di Val Fartore

Kreu i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri dje ka pritur në takim delegacionin italian nga komuna e Foiano di Val Fartore, e me këtë...