Rexhepi i reagon përsëri Besës: Realiteti dikujt i dogji bishtin!

Pas deklaratës së tij në Indeks.mk, deputeti që në Kuvend vepron si i pavarur pas daljes nga Lëvizja Besa, Kastriot Rexhepi ka reaguar nëpërmes “facebook” duke shkruar se e “vërteta” e thënë nga aid je u ka djegur bishtin disa personave.

Ai ka thënë se PR-ja i Lëvizjes Besa është lëshuar në aksion për ta ofenduar e poshtëruar vetëm pse po e flet të vërtetën.

“I paskan lëshuar edhe PR-in që të më sulmojnë dhe ofendojnë duke mi përshkruar veprat e tyre autobiografike kur ditën qëndronin në zyrat e LSDM, në mbrëmje përmes garazhës nëntokësore shkonin te pallata e bardhë e VMRO–së, e natën nëpër villat e funksionarëve shtetëror. Mos u trëmbni se sbëhem si juve se atë cilësi duhet ta kesh zanat dhe talent natyror”, ka shkruar Rexhepi.

Ai ka thënë se vazhdon ti vjen keq për Lëvizjen Besa, pavarësisht se nuk është pjesë e sajë sepse siç thotë, e ka ndërtuar me shumë mund sepse e njëjta tash është bërë satelit i Vmro-së dhe Levicës.

“Po të ishin partnerë ndoshta do ju a falja”, ka shkruar Rexhepi.

https://www.facebook.com/portalindeks/videos/692571748624089/?t=0

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Një fëmijë 6 vjeç mbytet në lumin Shkumbin në Tetovë

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se sot në ora 14:00 përmes E-112 është pranuar informacion për një fëmijë 6-vjeçar në lagjen Krasniqi në...

Mullinjë me erë në Tearcë, Neziri nënshkruan memorandum bashkëpunimi me komunën Foiano di Val Fartore

Kreu i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri dje ka pritur në takim delegacionin italian nga komuna e Foiano di Val Fartore, e me këtë...

Fuqia e armëve nordike: Pajisjet ushtarake që Suedia dhe Finlanda do t’ia sillnin NATO-s, pas anëtarësimit në aleancë

Përzgjedhja e pajisjeve ushtarake vendase e armëve dhe automjeteve të prodhuara në vend, të cilat do të forconin arsenalin e NATO-s nëse Finlanda dhe...

Sefer Seferi më 18 Qershor shkund ringun në Zvicër

Bokseri i njohur shqiptar Sefer Seferi pas një pauze të gjatë po rikthehet në arenën sportive dhe këtë e ka bërë të ditur vet...

Maqedonia e Veriut lider në rajon me masat dhe menaxhimin e krizës

Maqedonia e Veriut është lider në rajon me masat dhe menaxhimin me krizën. Këtë informacion e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik...