Zaev nga forumi ekonimik në Sarajevë: Bllokadat dhe bojkotet nuk janë zgjidhje në kohë krizash

Këshilli, Europa, dhe kështu rajoni, të gjithë ne, nuk përballemi më vetëm me fuqinë e reduktuar prodhuese të kompanive apo uljen e shitjeve për shkak të fuqisë blerëse të reduktuar të qytetarëve, por edhe sfidën e ruajtjes së vendeve të punës”, tha ish kryeministri Zoran Zaev duke folur për pasojat ekonomike të luftës në Ukrainë, në Forumin ekonomik të Sarajevës.

Sot sfidat janë shumë më të mëdha – mungesa e ushqimit, riorganizimi global i furnizimit me energji, goditjet e çmimeve, tha Zaev dhe sugjeroi që vendet të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë të shtuar për qytetarët drejtpërdrejt. Sidomos më të pambrojturit dhe më të varfërit.

“Prandaj, u bëj thirrje qeverive, mos i kurseni qytetarët, përkundrazi investoni në to – në fuqinë blerëse dhe në zhvillimin e kapitalit njerëzor. Paga minimale duhet të ruajë rritjen e qëndrueshme, mirëqenien si dhe pensionet. Shtetet, qeveritë, bizneset, sindikatat dhe opozita duhet të jenë në dialog të vazhdueshëm dhe të krijojnë zgjidhje. Në kohë krize, grevat dhe bllokada nuk janë zgjidhje. Dialogu është zgjidhja. Konkurrueshmëria me idetë, kërkimi i stabilitetit dhe parashikueshmërisë. Këto janë hapat që do të na çojnë në zgjidhje, jo lëvizje radikale, bllokada, ekskluzivitet dhe dhunë”, tha Zaev.

Për këtë duhet të bashkëpunojmë, vlerëson Zaev.

“Prandaj, unë e vendos bashkëpunimin rajonal në radhë të parë. Është koha për të “paketuar” rajonin si një potencial investimi. Për të sjellë lojtarë të mëdhenj, duhet të luajmë edhe një lojë më të madhe. Ballkani Perëndimor ka potencial të madh për të krijuar energji nga burimet e rinovueshme të energjisë, ne kemi shumë diell, erë dhe ujë. Kjo do të thotë të investosh në projekte të mëdha strategjike dhe infrastrukturore dhe sot mund të bëhet nga investitorë të mëdhenj dhe globalë. Vendet tona mund të jenë konkurruese për projekte të tilla vetëm nëse bashkohemi dhe veprojmë si rajon. Në këtë mënyrë do të zhduken disavantazhet, do të rriten përfitimet”.

Sipas Zaev, nevojitet guxim dhe vendosmëri më e madhe kur bëhet fjalë për lidhjen rajonale. Situata në Ukrainë e kërkon këtë domosdoshmëri dhe rrit potencialin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Edonis Muja lanson projektin ‘Mamacita’

Edonis Muja lanson projektin ‘Mamacita’ Ai ka ardhur me projektin e tij të ri muzikor. ‘Mamacita’ quhet kënga e re e Edonis Mujës, që...

Grubi: Në Çarshi të Shkupit përjetësohet emri i Ukshin Hotit

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, znj. Myrvete Hoti, drejtorin e ITSHKSH-së...

Shaqiri: Nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë më në Kosovë, po ndërtojmë shkollë në Bllacë të Poshtme

Nga shtatori i këtij viti, fëmijët e moshës shkollore nga fshati Bllacë e Poshtme i komunës së Çuçer Sandevës nuk do ta ndjekin më...

Sinishtaj porosi për Kosovën: Gjukanoviqi është kriminel!

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, iu ka drejtuar zyrtarëve të shtetit të Kosovës dhe ka theksuar se Millo Gjukanoviq është...

Ali Ahmeti: Ukshin Hoti fabrika e të menduarit cilësor shqiptar

Nga sot një nga rrugët më të frekuentuara të Çarshisë së Vjetër të Shkupit do të mbaj emrin e veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin...