LSDM: Dje në Kuvend dështuan bllokadat

“Hristijan Mickoski nuk heq dorë nga bllokadat dhe shkatërrimet, ai shpreson se artificialisht do të krijojë krizë politike dhe do të shkaktojë dëme për qytetarët. Ai padyshim dëshiron që vendi të mos përparojë, të mos ketë sukses, të ketë probleme. Edhe vetë Mickoski thotë se procesi i bllokadave dhe i shkatërrimeve do të jetë i gjatë, ai është i lumtur vetëm atëherë. Por, edhe Mickoski edhe VMRO-DPMNE duhet ta kenë të qartë se bllokadat e tyre nuk do të kenë sukses”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Nga LSDM theksojnë se dje në Kuvend dështuan bllokadat e tyre, u votua rendi i ditës, seanca vazhdon. Përveç zvarritjes së punës dhe diskutimit të rendit të ditës që zgjati dy ditë, asgjë tjetër nuk arriti nga VMRO-DPMNE. Në të njëjtën mënyrë do të dështojnë edhe bllokadat e paralajmëruara të radhës.

LSDM me institucionet, me qytetarët nuk do të lejojë që Mickoski dhe VMRO ta kthejnë vendin prapa”, thuhet në komunikatë.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Kush është ish ushtari nga Hotla e Kumanovës, që po siguron boksierin e njohur botëror Conor McGregor në Kanë?

Deri sa përpiqemi t’i afrohemi yllit botëror të boksit Conor McGregor në turmën e madhe prej qindra gazetarëve në Festivalin e filmit në Kanë,...

Drejtësia dhe ndryshimet në modelin zgjedhor, Nuhiu: Do të angazhohemi për kod më të mirë zgjedhor

Ministria e Drejtësisë ka filluar procesin e përgaditjes së  ndryshimeve të modelit aktual zgjedhor dhe për këtë rast autoritetet e kësaj ministrie u kanë...

Lija e majmunit po i afrohet vendit, epidemilogu Elezi: Nuk ka hapësirë për panik, nuk është vdekjeprurëse

Lija e Muajmunëve është një tjetër virus që po përhapet nëpër Botë. Në Maqedoni ende nuk ka të infektuar, por dyshohet për një rast...

Afro një vit nën qeverisjen e talebanëve, thellohet varfëria në Afganistan! Qytetarët qëndrojnë në rradhë për të marrë ushqim

Dy radhë të gjata, njëra me burra, tjetra me gra, janë krijuar rreth një vendi të shpërndarjes së ndihmave të Programit Botëror të Ushqimit...

Dasmat në prag, bizneset “fërkojnë” duart

Sezoni veror në vendin tonë pritet më padurim nga ata të cilët planifikojnë të organizojnë dasmat e tyre. Edhe me më shumë padurim e...