Ministri Osmani mori pjesë në takimin e Koalicionit në luftën kundër ISIS

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka marrë pjesë në takimin ministror të Koalicionit Global kundër ISIS/DAESH në Marrakesh të Marokut. Ky është takimi i parë i Koalicionit që mbahet në Afrikë.

Në fjalimin e tij, në takimin e Koalicionit kundër ISIS-it, Osmani theksoi nevojën për një reagim të përbashkët ndaj sfidave që dalin nga situata në Afganistan dhe vatrat tjera të krizës në botë.

Sfidat e sotme të sigurisë nuk njohin kufij dhe barriera dhe vetëm me bashkëpunim të ndërsjellë dhe ndërkontinental mund të arrihet paqja e qëndrueshme. “Maqedonia e Veriut edhe para anëtarësimit në NATO, që nga viti 2002, në mënyrë aktive ka kontribuar në ruajtjen e paqes në atë rajon”, nënvizoi ministri Osmani.

Në margjinat e takimit të Koalicionit, ministri Osmani pati takime bilaterale me homologët e tij nga Franca, Jean-Yves Le Drian dhe Kuvajti, Sheikh Dr. Ahmed Nasser Al-Mohammed Al-Sabah; si dhe me Nënsekretaren e Stejt Departamentit për Çështjet Politike, Victoria Nuland.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Ambasadori amerikan në Beograd: Kosova dhe Ukraina janë dy situata të ndryshme

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka thënë se Ukraina dhe Kosova janë “situata shumë të ndryshme”, duke bërë thirrje që ajo që ndodhi...

Dendias nesër e fillon mini turneun në Tiranë, Sarajevë dhe Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias prej nesër deri të mërkurën do t’i vizitojë Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën dhe Maqedoninë e...

Bekteshi në takim me tregtarët e rajonit Ohër-Strugë për ndryshimet e Ligjit, e Diela të jetë ditë pune

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot në Ohër do të realizojë takim me tregtarët nga rajoni Ohër-Strugë. Në takim, siç informoi Ministria dikateriale, do t’i...

Një fëmijë 6 vjeç mbytet në lumin Shkumbin në Tetovë

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se sot në ora 14:00 përmes E-112 është pranuar informacion për një fëmijë 6-vjeçar në lagjen Krasniqi në...

Mullinjë me erë në Tearcë, Neziri nënshkruan memorandum bashkëpunimi me komunën Foiano di Val Fartore

Kreu i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri dje ka pritur në takim delegacionin italian nga komuna e Foiano di Val Fartore, e me këtë...